Raporti burrë-grua, peshon shumë në jetën tonë. Edhe unë po jap mendimin tim. Një lexues shkruan në blogun e “Shekullit”: “Nëna ime ishte një nene e përkryer edhe pse e paarsimuar. Ajo nuk vuante nga koncepte të familjes patriarkale. E përkrahte në të gjitha rastet bashkëshorten time, edhe kur ajo ishte krejtësisht gabim...”.
Une mendoj se ketu fillon edhe fatkeqësia jote. Ka një koncept të vjeter për patriarkalizmin, të stopuar në 30 vitet e shkuara. Të shpjegohem. Familja në fillimet e saj ishte e ndertuar (flasim për vendin tone konkretisht) nga të gjithë vëllezërit, me grate e femijet e tyre, e më i madhi nga vëllezërit bënte ligjin. Mbas çlirimit u zhduk kjo tip familjeje si patriarkale dhe u be me e lehte; çdo vëlla doli të jetojë me vete, ndërsa prindërit rrinin në shtëpinë baze me më të voglin. Ketu mbetëm edhe ne. Bota iku përpara dhe vazhdoi të copëtonte akoma familjen, në kërkim të lumturisë.
Ndersa disa si i sipërcituari mbajnë koken mbrapa, tek nena. Nëse do të jetosh me nenën është me mire të mos martohesh. Sepse shpesh marrëdhëniet mes nënave dhe nuseve bëhen shumë të vështira, në kushtet shqiptare të bashkëjetesës nën një kulm.
Shumë çifte e prishin jeten e vet për hir të nënës. Edhe nena e tij brenda shpirtit nuk do ta donte një gje të tille. Dua të “deformoj” me qellim dy vargje të Agollit: “O lere nënën e shiko gruan / o lere gruan se s’je për grua....”. Të gjithë kanë jetën e tyre për të jetuar. Shpresoj të më kuptoni.