Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:03:08

Lexoni versionin Print

“Nuk na dëgjon njeri...!”

Jetesa po bëhet më e shtrenjtë dita-ditës. Të gjitha sendet janë shtrenjtuar nga 20-70%. Nuk bën vaki që ndonjë send të lirohet. Nuk ka qytet dhe fshat ku shtrenjtësia të mos ndjehet në koc. Më flagrante është në kryeqytet, ku fuqia blerëse është më e madhe dhe për pasojë edhe etja për spekulime.

Letër e nënshkruar Nasho Bakalli
Merkure, 06 Gusht 2008 08:46:00

Jetesa po bëhet më e shtrenjtë dita-ditës. Të gjitha sendet janë shtrenjtuar nga 20-70%. Nuk bën vaki që ndonjë send të lirohet. Nuk ka qytet dhe fshat ku shtrenjtësia të mos ndjehet në koc. Më flagrante është në kryeqytet, ku fuqia blerëse është më e madhe dhe për pasojë edhe etja për spekulime.

Pyet qytetarin se si po e kalon jetesën dhe të përgjigjet: “Jetë qeni, qahu sa të duash, nuk të dëgjon njeri!”. Pyet katundarin, merr të njëjtën përgjigje, e në mos më keq. Janë bërë një, fshati e qyteti. Të gjithë me sytë nga qielli, nga ku shpresohet se do të mund të na vijë shpëtimi.

Po a është e mundur që si shtrenjtësia edhe shpëtimi prej saj të na vijnë prej së nalti? Prej atij të cilit i falen të gjithë e që askushi nuk ia ka gjetur dot kyçin. Atëherë, mbetet që të vërtetën e ngritjes së çmimeve të bukës, ujit, dritave, naftës, qirave, materialeve të ndërtimit etj., të shtimit të numrit të taksave dhe tatimeve; të ngritjes së vleftës së tyre, t’i kërkojmë mes nesh. Po ashtu, t’i gjejmë mes nesh edhe arsyet e kulmimit lavdiplotë të korrupsionit. Mes nesh duhet të gjejmë edhe “psetë” që lidhen me ligështimin e jetës shpirtërore.

Pothuajse çdo ditë vritet apo vetëvritet një njeri për shkaqe materiale, dhe me qindra njerëz nga pakënaqësia. Mes nesh duhen kërkuar të gjitha, pasi jemi ne dhe vetëm ne objekti dhe subjekti i çdo lloji shtrenjtimi të jetesës.

Po politika, si shprehja më e koncentruar e ekonomisë, ku është? Mes nesh është edhe ajo, është vetë demokracia. Atëherë, në analizë të fundit, faji i mbetet demokracisë. Ashtu siç i mbeti diktaturës, siç i mbeti Zogut, siç i mbeti Nolit, siç i mbeti Ismail Qemalit...

Fajësimi, inkriminimi i demokracisë - nuk është një përfundim i drejtë; sepse demokracia është një sistem vlerash pozitive materiale dhe shpirtërore, ku njerëzit jetojnë si njerëz e mes njerëzish. Në demokraci shteti punon për popullin, sepse populli e shtrëngon fort shtetin e vet që të mos i dalë dore. E kjo lloj bashkëjetese: 1). Nuk u heq të drejtën njerëzve të pasur që të jetojnë më të lumtur sesa njerëzit e varfër. 2). Pohon se, në qytetet dhe fshatrat e pasura njerëzit jetojnë më të lumtur sesa në ato të varfra. 3). Beson se, sa më shumë qytete e fshatra të pasura të kemi, aq më shumë edhe njerëz të lumtur do të ketë në vendin tonë.

Ka edhe një çështje të dytë këtu. E ajo është: përdorimi i faktit se nuk po ka manifestime masive të pakënaqësisë popullore kundër shtrenjtësisë së jetesës, si fakt se nuk po ka shtrenjtim të jetesës. Një kuptim dhe sjellje e tillë, aktuale, vetëm se izolon lidhjen e besueshme (me shifra dhe fakte konkrete ) midis: pasurisë, mirëqenies, begatisë së një vendi dhe lumturisë së popullit të po atij vendi. Ky qëndrim i verbër i qeverisë në fuqi, është një paradoks më shumë. Fatkeqësisht.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML