Jam një vajze e rritur në një familje të madhe. Mami im, kur u martua vellai i madh dilte në pazar dhe nuses i blinte gjithçka, ka lene nënën e saj, thoshte mami im dhe duhet t’i japim ngrohtësi. Andej nga vinte ajo e shkrete, kur martoheshin kishin rregulla. Mbas buke t’u hidhte uje një nga një tere familjareve.
Kur e pa babi im gjestin e saj u hidherua dhe i thote: “Dëgjo moj bijë, tani të ka martuar djali im dhe në shpirtin tim, ti je njësoj si të gjitha vajzat e mia. Nuk kam sakatë në shtëpi dhe ti nuk je shërbëtore këtu”.
Kam shumë vëllezër dhe nuset e tyre i dua si motra.
Me kujtohet në javen e pare të martesës ajo ngrihej, lante, pastronte, ngrihej në 5 të mëngjesit. Një dite i mbylla deren nga jashtë, vellai e dinte, qeshte me mua. Kur të dale drita, i thoja, punet i bëjmë bashke të gjithe.
Një tjetër rast, kur një komshia ime e përqafonte burrin e saj në sy të nënës së saj dhe ajo çirrej se është turp. Me vjen keq, që disa meshkuj, për hir të nënës ndajnë gruan. Nena është nene dhe të ka lindur, ajo s’behet dot grua për djalin, njëkohësisht gruaja s’të behet dot nene, prandaj Zoti na ka dhënë tru, të ndajmë të keqen nga e mira dhe të dimë të japim mirësi dhe dashuri.