Është urgjente që Qeveria e Kosovës të ngrejë një grup këshillimor me figurat më të shquara akademike, shkencore, ligjore, sidomos të së drejtës ndërkombëtare, diplomatike, kulturore pa harruar edhe specialistë ndërkombëtare për të bashkërenduar e ndarë detyrat që lidhen me njohjen e Republikës së Kosovës.
Njohja nga 43 shtete, perfshi SHBA-ne dhe shtetet me të zhvilluara perendimore të Bashkimit Evropian, Japonine, Kanadane brenda me pak se 6 muaj është arritje e rendesishme për Qeverine e Hashim Thaçit... Ky numer dhe për me teper cilesia e njohjes janë për t’u lavderuar ashtu si dhe vizita shume e suksesshme e presidentit Fatmir Sejdiu dhe e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Uashington dhe takimi historik me presidentin Bush dhe zyrtaret me të larte të administratës së tij.
Mirepo krahas cilësisë kerkohet dhe është e domosdoshme edhe sasia, pra numri i shteteve, sepse në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-se secili shtet anëtar ka një vote dhe nuk mund të përdoret vetoja si në Këshillin e saj të Sigurimit. Shume paka bëjnë shume, thotë populli yne i mençur.
Meqë serbet kanë filluar dhe po pershkallezojne betejen për mosnjohjen, nga Qeveria e Prishtinës, nga Qeveria e Shqipërisë, nga faktori politik në Maqedoni e Mal të Zi, nga faktori politik shqiptar në diaspore kërkohet një ofensive e bashkërenduar për njohjen e Republikës së Kosovës. Koha punon për shqiptarët, nëse ne punojmë për vetveten.