Diel, 12 Tetor 2008 20:21:00

Lexoni versionin Print

“Domosdoshmëria e komunitarizmit”

Sjellja jonë është programuar nga ana sociale, nga kultura dhe biologjia e njeriut, nga zakoni i mësuar dhe nga gjeni i trashëguar, nga normat dhe rolet sociale si dhe nga instinktet dhe zakonet e transmetuara nga brezi në brez. Mënyra më e mirë për të mësuar normat e kulturës sonë është, kur vëmë re dhe krahasojmë rregullat e kulturave të tjera.

Email nga adresa annakodima@hotmail.com
Enjte, 07 Gusht 2008 09:48:00

Sjellja jonë është programuar nga ana sociale, nga kultura dhe biologjia e njeriut, nga zakoni i mësuar dhe nga gjeni i trashëguar, nga normat dhe rolet sociale si dhe nga instinktet dhe zakonet e transmetuara nga brezi në brez. Mënyra më e mirë për të mësuar normat e kulturës sonë është, kur vëmë re dhe krahasojmë rregullat e kulturave të tjera.

Por normat dhe rregullat e shoqërisë janë pranuar dhe imponohen nga shoqëria ngaqë individi e ka të nevojshme të lehtësojë komunikimin dhe marrëdhëniet me të tjerët. Normat janë të ndryshme në kultura të ndryshme. Ne shqiptarët kemi kulturë mesdhetare. Ne shikohemi nga europianët si të ngrohtë, joshës, joefektivë dhe që vrasim kohën kot.

Kultura personale është zona e paprekshme, që krijojmë përreth vetes në komunikimin me të tjerët. Pranimi i sjelljes varet dhe nga fakti se ç’ndodh me modelin menjëherë pas sjelljes. P.sh., shikojmë që zonja “X” fluturon shalqinjtë nga ballkoni. Në qoftë se ky veprim do përkrahet dhe nga i shoqi, atëherë dhe nga fëmijët që jetojnë me ata pritet i njëjti qëndrim.

Komunitarizmi është një përpjekje për të afruar dhe sintetizuar të dyja aspektet, individualizmin dhe kolektivizmin, duke respektuar si të drejtat bazë të individit ashtu edhe mirëqenien e familjes dhe komuniteti. Por Shqipëria është shumë larg... Ju faleminderit!

Ju uroj të gjithëve një verë të mbare që nga stafi i ”SHEKULLIT” e deri tek BASHKEBISEDUESIT në këtë rubrikë të këndshme lexuesish. Shëndet të gjithëve!


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML