E nderuar Redaksi!Jam një qytetar i këtij shteti. Mendoj se problemi im është edhe shqetësim i madh për shumë qytetarë të tjerë të këtij vendi. Ka të bëjë me shitje-blerjen e pronave, pra banesave, dyqaneve etj. Ligji i sotëm mban (unë do të thosha grabit) një përqindje tepër të madhe..
Personalisht, kam shitur një dyqan dhe noteri më thotë që duhet të paguash shtetin (hajdut) 10% të shumës së shitjes.
Ç’është kjo vjedhje në një kohë që ky palo shtet nuk ka dashur t’ia dijë ndonjëherë dhe nuk do t’ia dijë se çfarë bëhet me mua, apo me dyqanin tim?
Pse logjikë është kjo? Vetëm të më marrësh lekët dhe nuk më përgjigjesh për asgjë? Atë dyqan që e kam shitur e kam me djersë e sakrifica dhe jo me pisllëqe siç i kanë bërë pronat e tyre këta matrapazë dhe hajdutë në kolltukë qeverish.
Ky shqetësim është mbarë popullor. Prandaj ju lutem juve si redaksi që ta botoni këtë revoltë. Pse duhet të paguajmë kaq shumë? Pse? A nuk duhet të ulet kjo përqindje? Jam me shpirt e ankth në pritje të botimit tuaj. Respekte! Lexues, Shkodër