Le te bejne sa te duan ngjizje, plagjitatura, puthje, shkaperlidhje, akrobacina. Ajo që mbetet e vërtetë është qëPD-ja ka renie ne ide dhe menaxhim. Lideri i saj, njëkohësisht kryeministër pretendon se ka një përmirësim të ekonomisë në pergjithesi, por kjo është vetëm në terma.
Ajo rritje statistikore që përmendet është e ekzagjeruar dhe fiktive. Në disa sektorë ka rritje të lehtë, por bëhet fjalë për ata sektorë ku suksesi është arritur falë biznesit privat shqiptar dhe te huajve, e jo qeverisë.
Për qeverinë kuti matës janë qytetarët. Dhe ekonomia, në aspektin individual, pra të secilit qytetar familjar, ka rënie të dukshme. Dilni e pyesni cilindo kryefamiljar dhe do t’jua thotë shkoqur këtë. Ndihet nje zhvlersim i ekonomise familjare e individuale, nje disnivel ndermjet shtresave te ndryshme, nje polarizim i tmerrshem. Ndjej keqardhje për pritshmëritë që ndoshta ka pretenduar PD në qeverisjen e saj, por këto janë probleme që nuk mund të fshihen prapa gishtit.