Personalisht ndihem e neveritur kur shoh politikanët shqiptarë në TV. Parmbrëmë në darkë, duke parë një kronikë lajmesh, ku shihja se si dy prej tyre, kishin ikur nga një koalicion dhe jepnin medemek argument pse po shkonin në një koalicion tjetër, mu dukën si ato historitë me semaforë, kur ndërrohen tutorët.
Mendova diccka: Fëmijët e këtyre politikanëve vallë kur i shikojnë këto dredhime e bishtnaja hipokrite dhe sharlatane, si ndihen për prindërit e tyre? Unë nëse do isha në vend të tyre, sigurisht që do të vazhdoja t’i doja shumë, por nuk jam e sigurt nëse do të ndjehesha krenarë për ta.
Edhe minjte kur ndiejne termetin braktisin folene e tyre dhe kerkojne nje vend me te sigurte. Por individë që shkelin mbi dinjitetin dhe nderin e tyre per nje cope karrike, unë nuk i konsideroj të besueshëm. Dikush mund të thotë: kështu e ka politika. Jo, nuk e besoj.