Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:12:04

Lexoni versionin Print

“Ne që nuk patëm kohë, do pyesim: Ku gabuam?”

E sotmja është një situatë turbulluese, e djeshmja na rriti të plogësht, kurse e ardhmja mbetet enigmë!

Email nga adresa eklevareci@yahoo.it
Premte, 29 Gusht 2008 08:44:00

E sotmja është një situatë turbulluese, e djeshmja na rriti të plogësht, kurse e ardhmja mbetet enigmë!

Përballë problemeve realisht të vështira, përballë vetes tonë me pyetje pa përgjigje, përballë fëmijëve tanë të rritur me një mendësi ndryshe nga kjo e jona, me mundësitë e pakta që koha e kushtet na ofron, shfaqet pamundësia e shumë prej ne prindërve tranzicionalë për të krijuar atë lidhjen aq shumë të nevojshme mes prindit e fëmijës.

Të hallakatur mes rropatjesh pa fund për krijimin e të mirave materiale, mes tundimit e dëshirës për ta shijuar edhe ne këtë kohë lirie pa cak e kufi, harrojmë atë ç`ka realisht një fëmijë ka nevojë më shumë se gjithçka: "Fëmija do kohën dhe dashurinë e prindërve të tij".

Kjo kohë aq shumë e çmuar për ta shfrytëzuar në maksimum nuk kthehet më, e si rrjedhojë ne bëhemi të verbër atëherë kur sytë tanë duhet të jenë më të hapur se kurrë, bëhemi të shurdhër përballë kërkesash në dukje kot e pa lidhje për ne, por të nevojshme për ta, bëhemi të dhunshëm para një rebelimi që na nervozon, e harrojmë t`i thërrasim mendjes e arsyes për pak elasticitet!

Nuk është faji i tyre që ne nuk e gëzuam adoleshencën ashtu si ta, as fakti se ata nuk duan t`ia dinë për paçavuret e komunizmit, por injorimi i lodhjes që prindi heq të lë shije të hidhur e pse jo, të bën ta shohësh fëmijën tënd jo si një qenie ku ti shpreson të shohësh të realizuar më të mirën, por si një shkatërrues nervash atëherë kur ti ke nevojë për pak qetësi.

E me gjithë vështirësitë e shumta, besoj se çdo prind do ta lumturonte buzëqeshja e fëmijës, pa folur pastaj për përqafimet dhe mirëkuptimin.

Tek e fundit, nëse ata nuk do të gjejnë tek prindi një mik të besueshëm ku të mund të hapen për çdo problem, të jemi të sigurt: "Pas derës, miq të njohur tashmë si droga, alkooli, shoqëria e keqe e si rrjedhojë, degradimi do t`i bëjë ata kontingjent të tyre, e ne që nuk patëm pak kohë për ta, do pyesim veten:KU GABUAM?!"


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML