“Ki kurajo të përdorësh arsyen tënde!” —kjo është motua e iluminizmit te këtij shekulli. Megaprojekti i radhës, që shpalli kryeministri këto ditë në Vlorë, duket se ka lajthitur shoqërinë shqiptare në të gjitha përmasat e saj. Blofi që dekonspiron, kolegu ynë, me editorialin e radhës, në gazetën “Shekulli” të Datës 05/09/2008 vërteton edhe një herë, se ‘deficiti demokratikë’ kalon përmasat e rracionalitetit shekullor shqiptar.
Në Shqipëri, megaprojektet në rrafsh politik duhet t’i ushtrohen një procesi bashkiak, komunal, rajonal dhe kombëtar me qëllim që të shmangen komplikacionet e mëvonshme te cilat do të jenë dërrmime fatale për të gjithë ne.
Nga kjo polifoni duhet të buroje pushteti dhe që andej ky pushtet duhet të pozicionohet në qendër të vëmendjes dhe të fokusohet në vlera dhe më vonë në epistimologji teknologjike.
Aristoteli theksonte, së pari duhet të marrim parasysh fronesis [phronesis], së dyti teknologjinë [techn] dhe se treti epistimologjinë [epistem]. Ndërsa Platon theksonte rëndësinë e logon didonai; pra të japësh llogari për aktet dhe vendimet e kryera. Por çdo gjë duke u bazuar në fronesis, e përkthyer si urtësi apo mençuri praktike.
Për më shumë, vazhdoni të mbani sharlatanë në pushtet të cilët luajnë me fatet e fëmijëve tuaj. Bekoftë Shqipërinë institucioni bazë: Familja.