Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:48:59

Lexoni versionin Print

“Dëshira për punë në shtet dhe veset tona, a kanë lidhje?”

A është rastësore që shumë të rinj, por jo vetëm ata, synojnë me çdo mjet e me çdo kusht një vend në administratën shtetërore?

Letër e nënshkruar Arben, student UT
Diel, 07 Shtator 2008 08:36:00

 

A është rastësore që shumë të rinj, por jo vetëm ata, synojnë me çdo mjet e me çdo kusht një vend në administratën shtetërore? Si ka mundësi, kur rroga atje është shumë më e ulët se tek privati dhe për më tepër, janë punë sezonale sepse këtu partitë që nderrojnë njëra-tjetrën, të heqin nga puna edhe sikur të jesh i mbrojtur nga ligji?

Unë kam një përgjigje për këtë. Kjo lidhet me vesin tonë kombëtar të përtacisë dhe të vjedhjes. Le të na vijë keq sa të duam, por kjo tendencë për t’u punësuar në shtet, dëshmon qartë atë që thashë më sipër.

Pse? Sepse puna në administratën shtetërore dihet çfarë ritmi ka dhe çfarë parazitizmi mbart. Punë vetëm 5 ditë në javë, nga këto orare dhe mbikëqyrje minimale, plus gati gjysma e vitit ikën me pushime zyrtare, që pasojnë njëra-tjetrën. Veç kësaj, dihet që në mos rrjedhtë do pikojë, se ka gjithmonë ndonjë mundësi për hajdutërira të vogla apo të mëdha, meqë jemi më pranë lopës (lexo: shtetit)

Kjo është arsyeja që të rinjtë duan të punojnë aty? Parazitizmi dhe mundësia për të vjedhur? Mua kështu më duket, uroj mos qoftë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML