Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:13:02

Lexoni versionin Print

“Dy shembuj shumë negativë, nga njerëz publikë”

Do të mjaftonin vetëm dy tituj që lexova në shtypin e djeshëm në faqet e para, që të kuptosh se sa mbrapsht edukohet dita-ditës kjo shoqëri dhe sa shembuj të këqij e të papërgjegjshëm japin ata që kanë për detyrë të kundërtën.

Letër e nënshkruar Anjeza Sherhani, nxënëse
Diel, 07 Shtator 2008 08:38:00

Do të mjaftonin vetëm dy tituj që lexova në shtypin e djeshëm në faqet e para, që të kuptosh se sa mbrapsht edukohet dita-ditës kjo shoqëri dhe sa shembuj të këqij e të papërgjegjshëm japin ata që kanë për detyrë të kundërtën.

Po i them konkretisht, dhe ju lutem të mos m’i redaktoni. Njëri nga tituj ishte një intervistë me një gazetar të njohur, z.Blendi Fevziu. Në foto dicitura thoshte: Blendi, e shoqja dhe vajza e tyre Mishel.

Pyetja ime është: Përse njerëzit e njohur i vënë emra të huaj fëmijëve të tyre? Çfarë kanë me emrat shqiptarë dhe me Shqipërinë këta njerëz? Apo pse Shqipëria dhe shqiptarët i bënë ata që janë, që mund të jetojnë mirë në mes të mizerjes, të kenë luks dhe respekt në mes të mjerimit dhe mospërfilljes?

I dyti titull ishte me një këngëtar pak a shumë të njohur z.Gjergj Leka. Thoshte zotëria në titull: “Jam i lumtur që nuk jetoj në Shqipëri”. Po çfarë morali është ky, si mund të flasë kështu një person publik?

Kaq kisha, ju lutem mos më censuroni.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • ganituraj: - 09-07-08
    se mos jane vetem keta dy raste

    Pak nga njerzit publik qe kemi ne e ndjejne peshen e fjales tyre.Edhe redaktoret dhe programuesit e mediave kane pergjegjesin e tyre. Te intervistosh apo thjeshte te pyesish dike dhe ta nxjerrish ne media te shkruar apo vizive s'pari duhet te shohish mesazhin qe percjelle ai tek populli. Cfare s'po degjojme nga keta te zgjuar.Turizem patriotik e jo patriotik. Atdhe qejfi e atdhe halli e lloj lloj budallalleqesh.Shyqyr qe masa dermuese e popullit eshte mbi nivelin e ketyre pseudomoderneve se s'dihet si do ishin punet.Kjo pastaj eshte puna e mediave per te qene e njerzeve dhe ne sherbim te tyre apo e e momentit dhe e askujt.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML