Nëse nuk e thonë hapur për kortezi politike, shqiptarët e Kosovës dhe kudo janëe e di fare mi se po të ishte puna për Evropën që ndihmoi Beogradin e kolonializmin serb në Kosovë edhe sot ajo do të ishte një komunë e Serbisë.
Shikoni vetëm dilemat e Bashkimit Evropian për të abstenuar për kërkesën absurde serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kur vendet kryesore të saj e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtetin më të ri të pavarur e demokratik në Botë!?
Dy standardet dhe pazarllëqet evropiane në kurriz e dëm të Kosovës janë të qarta. Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, pakti i Mynihut, indiferenca e evropianëve përballë masakrave të Mlladicit në Shrebrenicë e paramilitareve e UDB-ës serbe në Recak janë turpi e faqja e zezë e Evropës.
Çdo përkëdhelje që Evropa e Bashkuar apo e ndarë u bën serbeve dhe ruseve është një krim i ri jo vetëm kundër shqiptarëve e Kosovës, por edhe kundër prestigjit të vet. Nëse ka "balls" ( bole ) Evropa duhet t’i forcojë ato ose të bëje transplant e të lëshojë pretendimet për lidership demokratik në Botë.