Gazetari Mero Baze, ish- këshilltar i Berishës, shkruante dje një pasazh mbi takimin e tij me Berishën, ku i kishte sjellë faktet që drejtori i Telekomit ishte një hajdut që ishte në kërkim dhe duhej arrestuar. Fjalët e Berishës ishin: - Mos boto gjë, se po e kapa, do ta fus në burg…
Sipas z.Baze, më pas Berisha “I zënë ngushtë, mori telefonin dhe filloi të flasë anglisht. Po fliste me Damirin. Po i kërkonte atij t’i binte ato letrat që i kishte premtuar për Telekomin. Pas kësaj, biseda u mbyll dhe nuk mora vesh gjë se si do ta hetonte. Damirin në të vërtetë fillova ta shikoj më shpesh me Shkëlzenin. Ky i fundit ishte bërë njëfarë drejtori Juridik te kompania e fjetur celulare e Telekomit në atë kohë. Nuk e di çfarë ndodhi, por sulmet ndaj privatizimit të Telekomit u stopuan dhe pas disa muajsh, u lidh marrëveshja. Drejtori që unë kisha merak, as u kritikua, as u shkarkua, as u ndëshkua. Iku i lirë, duke larë borxhet dhe duke fituar miliona të tjera.”
Kjo do të thotë që një hajdut pasi nisi të shoqërohej me djalin e kryeministrit, shpëtoi nga sulmet dhe nga ndëshkimi për vjedhjet. Çfarë duhet të mendojmë?