Prokuroriashqiptare duhet të bëjë pjesën e vet të punës në çështjen e skandalit të ri, që lidhet me familjen kryeministrore dhe njerëzit e KOP-it, që u katapultuan nga hiçi në krye të qeverisjes së këtij vendi.
Artikujt e botuar sot në shtypin shqiptar për z.Damir Fazllic, mendoj se kanë mjaft material për Prokurorinë.
Unë kam ndjekur disa javë më parë, disa artikuj shumë informativë në shtypin boshnjak lidhur me këtë person. Kur i kam lexuar ato artikuj dhe akuzat që kishte ngritur Prokuroria boshnjake për Z.Fazllic, ju shkrova një letër ku përmendja që bëhet fjalë për të njëjtin person, që është që prej fushatës së zgjedhjeve, një nga njerëzit më të afërt të familjes së kryeministrit si dhe të ministrit të Jashtëm Basha. Shumë njerëz si unë, që merren me biznes në Tiranë, e dinë shumë mirë se si njeriu i Bashës në aferën me Fazllic la nam në kryeqytet duke ndërruar makinat, secila nga 100 mijë euro.
Që shqiptarët bëhen të pasur, kjo është gjë e mirë dhe duhet stimuluar, por që të bëhen të pasur duke shkelur ligjin, kjo është e dënueshme. Pikërisht këtu, duhet të hyjë në lojë fuqishëm prokuroria. Me patjetër. Përndryshe, mos u habitni kur të dalë prapë Berisha e të na thotë përralla, si për Gërdecin: “..Nuk di gja! Asht hera e parë që e ndigjoj emrin e Lulzimit dhe të Argitës…”