Kryeministri i detyrohet publikut shqiptar disa përgjigje: Ç’lidhje ka Fazliç me kryeministrin? Sa para janë shpenzuar nga taksat e shqiptarëve për pagesat e këtij njeriu? Ç’përfitime ka pasur Fazliç nga KESH në blerjet e energjisë? Ç’përfitime ka pasur Fazliç me botues të ekstremit të djathtë në tenderët e rrugëve nën ministrat Basha dhe Olldashi?
E vetmja pyetje e pazbuluar nga “NY Times” në trafikun e armëve që, si kthehej bakshishi i trafikut nga Qipro në Shqipëri? A bëhej kjo nëpërmjet pagesave fiktive që kompani anonime nga Qipro i bënin Fazliçit dhe kunatit të Bashës?
Ç’lidhje ka Fazliç me Argitën? Ç’lidhje ka Fazliç me Shkëlzenin? Ç’lidhje ka Fazliç me Lulzim Bashën? Ç’lidhje ka Fazliç me Olldashin? Ç’lidhje ka Fazliç me Fahri Balliun? Lulzim Bashën e pyesim, ç’lidhje ka kunati yt me Fazliç? Dhe të lutemi Lulzim, bëhu më origjinal se Berisha e mos na thuaj se as ti nuk e njeh kunatin tënd. Sot nuk ka më një Shqipëri të kuqe e një Shqipëri blu, sot ka një Republikë të Shqipërisë e cila është e indinjuar se qeveriset pacipërisht.