Përshëndetje Shekulli! E di që nuk do ma botoni letrën time, por unë kam disa pyetje.
A ka burre nene te sqaroje apo te permende se per çfare mund te akuzohet konkretisht Berisha apo njerez te tij? I ka dhene ndonje tender Fazlliçit? E ka favorizuar me ndonje licence? Ka qene bashkepunetor me te ne ndonje afere? Pergjigjia per te gjitha eshte jo. So, shut up. ! (angl: “mbyllni gojën” – shën.red.)
Kjo është qeveria më e mirë që ka pasur ndonjë herë Shqiperia. Shikoni mër ju plaçin syte se sa jane të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Shumë herë më të medha se në qeverisjen socialiste.
Shikoni Shqiperine se si eshte kthyer ne nje kantier ndertimi. Nuk ka vend qe nuk po ndertohet apo rikonstruktohet nje rruge, nje ujesjelles, nje shkolle etj.
Ata që akuzojnë zotin Berisha janë njerëz që nuk dine të bëjnë politikë ndryshe vetem se me shpifje dhe genjeshtra. Po në ato fotot që botoni e keni parë që Fazlliç eshte ne krah të Tom Ridge? A eshte edhe Tom Ridge i korruptuar? Po ik mër se u bëtë gazi i botës me këto që shkruani….