Unë kam ca pyetje për kryeministrin dhe faunën e PD-së që rrethon atë. 1- A është e vërtetë që ky boshnjaku ka qenë këshilltar financiar i Berishës në këto vite të pushtetit? 2- A është e vërtetë që ky boshnjaku regjistroi 3 biznese me administrator kunatin e ministrit të jashtëm? 3- A është e vërtetë që njeri nga këto biznese u shit për 1.7 milionë dollarë? 4- A është e vërtetë që ky biznesi i shitur nuk kish patur fare aktivitet?
5- A është e vërtetë që përfaqësimi noterial është bërë nga të afërm, familjarë të kryeministrit?6- A është e vërtetë që ky person, në celularin e të cilit qenkësh edhe emri i kryeministrit të vrarë serb, edhe i vrasësit të tij, është njeriu që takohej më shpesh me Berishën në PD pas korrikut 2005? 7 – A është koincidencë (o Zot sa shumë koincidenca kohët e fundit) që i njëjti politikan, Berisha, që përmendet në këto puseta të Ballkanit, është shkelësi i embargos së OKB për serbët? Shkurt pra!