Merkure, 07 Janar 2009 22:41:17

Lexoni versionin Print

“Kjo tregon shkallën e lirisë së kryeministrit nga mafia”

Z.Baze ka të drejtë kur përmbledh atë që kryeministri bëri në Kuvendin e Shqipërisë në seancën për Damir Fazlliçin me fjalët: “Fliste, qeshte, kërcënonte dhe mbronte një mafioz.”

Marrë nga reagimet blog.shekulli.com.al
Merkure, 08 Tetor 2008 09:07:00

Z.Baze ka të drejtë kur përmbledh atë që kryeministri bëri në Kuvendin e Shqipërisë në seancën për Damir Fazlliçin me fjalët: “Fliste, qeshte, kërcënonte dhe mbronte një mafioz.”

Nuk dihej pse fliste, kur nuk kishte për të thënë asgjë kundër akuzave që iu bënë publikisht. Nuk dihej pse qeshte, kur aty s’kishte asgjë për të qeshur; vajza e tij akuzohej se kishte pastruar 1milion e 750 mijë euro. Nuk dihej pse kërcënonte, kur ai është njeriu më i kërcënuar në gjithë këtë histori. E vetmja gjë e justifikuar ishte që mbronte Damir Fazlliçin. Kjo tregon shkallën e lirisë së tij nga mafia.

Ai tha një gjë shumë të rëndë, që çdokush që mund ta thotë në botë, shkon në pranga. Ai tha se ka fakte, kaseta, dokumente dhe dosje që implikojnë kundërshtarë të tij ose ish-politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri. Tha qartë që “i kam”. E përsëris, tha që “i kam” dhe nëse parlamenti i kërkonte dorëheqjen, ai mund t’i nxjerrë ato. Ky në të vërtetë është një lajm i madh, që i kalon të gjitha lajmet. Kot lodhemi të gjurmojmë mafien, nëse kryeministri e njeh.

Dje, kryeministri na dha një lajm të madh, të pabesueshëm, por të rëndë për nga pesha. Na tha të mos e ngacmojmë, se do të denoncojë mafien. Duke thënë këtë, do të thotë se të gjithë ata që e sulmojnë janë mafiozë si ai, ndaj është më mirë të mos hapen letrat.

Kjo është një ngjarje e rëndë politike, që duhet mbajtur shënim. Është më e rëndë se spoti antikorrupsion që thotë denonconi tek unë dhe jo te drejtësia. Ne paskemi një dëshmitar të munguar për drejtësinë shqiptare që paska filmime, dokumente dhe dosje, të cilat dëshmojnë inkriminimin e kundërshtarëve të tij.

Zoti kryeministër, nëse dje në seancë ishe vërtet i qetë, vërtet i relaksuar, ngaqë buzëqeshje, vërtet i vetëdijshëm për ato që thoshe, atëherë mos vono asnjë minutë. Pa të kërkuar askush votëbesimin apo mosbesimin, dil e tregoju shqiptarëve mafien. Ata kanë vite që po e presin këtë ditë. Kanë që nga 3 korriku i 2005 që të presin ty t’ua tregosh.

Mos vono asnjë orë dhe asnjë minutë. Është vonë për orën tënde të së vërtetës, por më mirë vonë se kurrë.

Por, zoti kryeministër, mos e bë atë gabim që bëre. Mos kërcëno se do të denoncosh mafien, po të kërkuan mocion mosbesimi. Nuk je kryeministër nga pakti me mafien, por nga pakti me shqiptarët. Askush nuk të ka votuar më 2005, që të marrësh dosjet e mafies dhe të mbash peng kundërshtarët e tu. Ishte e trishtueshme e diela në Tiranë, kur media akuzonte vajzën tënde për pastrim parash dhe opozita lavdëronte Xhuvelin për pastrim ajri. Është e zymtë jeta në këtë vend, kur kryeministri qesh…qesh…qesh në mënyrë të frikshme, duke thënë, mes të qeshurave, se “kam dosje mafiozësh, prandaj mos më ngacmoni”.

Zoti kryeministër, nëse ke qenë i përgjegjshëm kur fole dje në Kuvend, sot duhet ta nisësh ditën e punës te zyra e Ina Ramës dhe më pas në konferencë për shtyp. Të na thuash a je trim ta denoncosh mafien, apo do të vazhdosh të ruash paktin me të...

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML