Merkure, 07 Janar 2009 22:01:05

Lexoni versionin Print

“Në të dyja rastet, bëhet fjalë për një krim penal”

Deklaratat e sinqerta të kryeministrit shqiptar para Kuvendit Popullor të Shqipërisë në seancën e 6 tetorit 2008 janë tronditëse për çdo qytetar.

Letër e nënshkruar Hamdi Dega
Premte, 10 Tetor 2008 09:18:00

Deklaratat e sinqerta të kryeministrit shqiptar para Kuvendit Popullor të Shqipërisë në seancën e 6 tetorit 2008 janë tronditëse për çdo qytetar. Me një ton triumfalist të tipit Eureka ai iu hakërrye deputetëve të parlamentit shqiptar se do t’u sillte aty Damir Fazliçin, një sekser i përlyer gjithandej, dhe nip i antishqiptarit nr.2 të të gjithë kohërave Stanishiç, i cili ndodhet në burgun e Hagës për krimet pafund dhe genocidin, për strategjinë e "tokës së djegur" kundër kosovarëve.

Kryeministri Berisha jo vetëm pranon se e njeh biznesmenin e shumëpërfolur Fazlliç, por pohon hapur se e ka mik . "Ju falënderoj për kërkesën për mocion me debat. Madje ju sjell Fazlliç këtu po të doni. Vetëm përgatituni për transparencë se nuk do hesht më. Jam detyruar ta mbaja këtë heshtje, por mezi e kam mbajtur", theksoi Berisha para deputetëve.

"Bëni sa të doni mocione mosbesimi, por juve s'jua mban. Por ta dini se do të jetë dita e transparencës, e do të flas. Mos thoni pastaj se nuk flet kështu një kryeministër, se do të sjell të vërteta e fotografi. Unë di shumë gjëra, po nuk i them", paralajmëroi Berisha, pa përmendur emra apo fakte të tjera, por vetëm se ka dosje.

Edhe ndonjë halabak nga ata të rrugicave do të mendohej dy herë para se të vepronte në këtë mënyrë me një qytetar të thjeshtë e jo më një kryeministër me deputetët e një Kuvendi Popullor. Kjo është përdhosja më neveritëse që i është bërë ndonjëherë një parlamenti. Nëse është thjeshtë një lajthitje e çastit apo një shpërthim emocional, gjëja e parë që duhet të bëjë një politikan është që emocionet t’i lërë në shtëpi.

Nëse kryeministri i Shqipërisë di dhe njeh fakte kriminale ose shkelje ligjore dhe nuk i denoncon ato, atëherë ai bën një krim të dyfishtë. Si veprimi ashtu edhe mosveprimi përballë një shkeljeje ligjore ose një krimi është krim dhe dënohet tepër ashpër në çdo shtet ligjor demokratik.

Nëse ato që thotë kryeministri nuk janë të vërteta, atëherë ai përsëri bën një krim tjetër, presion, shtrëngim, ekstorsion politik.

Ekstorsioni qoftë ekonomik, qoftë politik është përsëri krim. Ai është përdorur e përdoret gjithnjë nga Mafia për përfitime e favore politike, për qeverisje pa qenë në qeveri. Kur ai përdoret edhe nga qeveria atëherë, çfarë duhet të bëjmë ne qytetarët e thjeshtë?

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML