Merkure, 07 Janar 2009 21:08:39

Lexoni versionin Print

“Në korridoret e pushtetit “për të bërë ndonjë lekë” në bashkëpunim”

“Damir Fazlliç, personazhi kryesor i mediave në tre-katër ditët e fundit është pak të thuhet i dyshimtë. Struktura e përgjigjeve të intervistës së tij tek emisioni “Opinion”, është aq më tepër e dyshimtë.

blog.shekulli.com.al
Shtune, 11 Tetor 2008 09:11:00

 

“Damir Fazlliç, personazhi kryesor i mediave në tre-katër ditët e fundit është pak të thuhet i dyshimtë. Struktura e përgjigjeve të intervistës së tij tek emisioni “Opinion”, është aq më tepër e dyshimtë. Nëse ai është apo jo një njëri që ka shkelur ligjin, kjo le të provohet nga organet e drejtësisë. Ajo që mund të thuhet shpejt e shpejt, është ajo që duket qartë: Ai ka bërë afro 50 milionë euro pasuri në Shqipëri nga 2005! Kjo nuk duket të jetë një histori suksesi biznesi apo ndonjë lotari!

Ajo që është e padurueshme nga rrëfimi i Fazlliç dhe rrethanat e tjera që shoqërojnë atë, është përpjekja për ta demonstruar aksionin e tij lidhur me Shqipërinë si një “lobizëm”, që buron nga pasioni politik. Por Fazlliç dhe veprimtaria e tij nuk përfaqëson asgjë, asnjë prej “lobizmi”. Jo vetëm nuk përfaqëson kënd, por nuk përfaqëson as ndonjë ide e strukturë konceptuale nga ato që do të mund të bashkëvepronin me aktorët lokalë për të ndryshuar gjendjen në këtë vend.

Pa përfaqësim, pa ide a kauza Fazlliç është sajuar thjesht nëpër korridoret e pushtetit aktual dhe anekset këtij të fundit për të bërë ndonjë “lekë në bashkëpunim”. Ai duhet trajtuar si i tillë, nga shteti dhe ligji, nga opozita politike dhe media. E sigurt është se “Fazlliç” nuk është një histori lobizmi në demokracinë liberale,” - thoshte me të drejtë një analist dje në shtyp.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML