Angazhimi dhe marrja aq shume me te kaluaren qe lame pas nuk ben gje tjeter veçse krijon dhe favorizon perceptime per grindje, dasi, urrejtje dhe perçarje kombetare.
Duke u marre aq shume me te kaluaren bllokojme dhe pengojme seriozisht punen dhe masat qe te merremi me te tashmen dhe te ardhmen perspketive, per te shpalosur ide, opsione, gjetje, alternative e masa vizionare per te sheruar plaget e se shkuares e per te permiresuar gjendjen aq shume te deshirueshme nga çdo shqiptar.
Duke marre skash dhe shtyse nga ky fakt, me duhet te nenvizoj se çeshtje te tilla mbi bemat dhe gjemat e sistemit te kaluar jane thene e sterthene kushedi e sa here.
Si shume qytetare te tjere edhe une pyes: Kujt i sherben marrja vetem ne te shkuaren dhe gervishtja her pas here e kohes se kesaj plage? Perse nuk respektohet moraliteti dhe etika e medias televizive?
Është edhe një emision i merzitshem televiziv për këto temat e së kaluarës ku degjojme te perseritet hera-heres refreni: Tani po i drejtohem “te maaadhit Baleta” , se i maaadhi baleta ka thene keshtu e ashtu etj. Boll me këto idiotësi. Nese bejme vleresime te tilla apriori e krejt subjektive, ahere njerezit nuk i lartesojme por i zvogelojme dhe i bejme me te vegjel nga sa jane.