Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:39:57

Lexoni versionin Print

“Parku Energjetik dhe trashëgimitë e Milosheviçit”

Edhe unë do ta kisha shumë mik Berishën dhe Bashën nëse do më tregonin se si të blija një tokë djerrë për dy lekë të parathënë për t’u bërë objekt i rëndësishëm industrial që do kushtojë shumë, pak më pas.

Email nga adresa adalb_tirana@yahoo.it
Diel, 12 Tetor 2008 08:51:00

Edhe unë do ta kisha shumë mik Berishën dhe Bashën nëse do më tregonin se si të blija një tokë djerrë për dy lekë të parathënë për t’u bërë objekt i rëndësishëm industrial që do kushtojë shumë, pak më pas.

Por le t’i lemë këto miqësitë e tipit “unë të mbush xhepin ty, ti ma mbush mua” dhe të merremi pak me origjinën e investimeve. Shtypi ka raportuar se ka dyshime të forta për lidhjet reale të Fazlliç me ata që qëndrojnë pas kompanisë qipriote që ka bërë blerjen fiktive të kompanisë së Fazlliç në Tiranë. Një përfaqësues i kësaj kompanie në Vjenë, është po ashtu pronar i një kompanie që i ka shitur qeverisë shqiptare energji elektrike.

Por, skema është edhe më e komplikuar. Ajo kompani përbëhet nga dy drejtorë që përfaqësojnë dy kompani. Të dyja këto kompani, të bashkuara kanë blerë së fundi një kompani në Serbi që merret me ndërtime rrugësh dhe konstruksione.

Sipas shtypit zyrtar serb, ka akuza të qarta se pas këtyre kompanive qëndrojnë njerëzit e Marko Millosheviçit, djalit të Millosheviçit. Akuzat shpërthyen në muajin prill në Serbi, pasi media zbuloi një proces jo transparent dhe antiligjor. Një avokat ka paditur procesin e privatizimit duke theksuar se pas kësaj blerjeje qëndrojnë tajkunët ose super-milionerët e kohës së Millosheviçit.

Pra, rrënjët e kompanisë që ka blerë tashmë atë që do të bëhet Park Energjitik në Porto Romano na çojnë në Serbi, te djali i Sllobodan Millosheviçit, i cili ka ndërtuar bizneset e tij me të njëjtët partnerë që Fazlliç po na i instalon në Porto-Romano.

Fazlliç e ka të lehtë të fshihet pas gjithë këtyre degëve që krijojnë kompanitë fantazmë. Problemi ynë është, nëse në oborrin e kryeministrit dhe në familjen e tij ka hyrë një trafikant ballkanik që ka vetëm interesa biznesi dhe parash apo dhe interesa politike për të kontrolluar familjen kryesore në pushtet?

Nëse Parku Energjitik në Porto-Romano iu jepet atyre që në Serbi akuzohen se kanë lidhje me kohën e Millosheviçit dhe bizneset e tij, atëherë siguria jonë kombëtare vihet në rrezik dhe Parku i ri Energjitik, që Berisha po e ndërton me paramendim mbi pronat e Damir Fazlliçit, ngrenë shumë pikëpyetje.

Nëse ky skandal përfundon kështu, atëherë mafia ballkanike dhe njerëzit e kohës së Millosheviçit na janë ulur këmbëkryq në Tiranë.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML