Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:27:42

Lexoni versionin Print

“Moment paturpësie i paprecedent, cinizëm gangsterësh rajonalë”

Spektakli që iu dhurua shqiptarëve me Fazlliç flet për një modë të re të shpalljes hapur të lidhjeve mes politikës dhe biznesit, çka dikur konsiderohej tabu.Fazlliç pranoi se ishte mik personal i Kryeministrit, i vajzës së tij, i ministrit të tij të preferuar Basha,

Letër e nënshkruar L.K. / lexues Tiranë
Hene, 13 Tetor 2008 09:04:00

 

Spektakli që iu dhurua shqiptarëve me Fazlliç flet për një modë të re të shpalljes hapur të lidhjeve mes politikës dhe biznesit, çka dikur konsiderohej tabu.Fazlliç pranoi se ishte mik personal i Kryeministrit, i vajzës së tij, i ministrit të tij të preferuar Basha, i Mediut të Gërdecit, pa ngurruar të pohojë se ai vetë kishte kontrolluar fushatën elektorale të Berishës në 2005-ën. Dhe janë këta miq nepotikë, falë të cilëve ai përfitoi disa dhjetëra milionë euro sa hap e mbyll e sytë.

Shfaqja e tij në Rinas dhe në TV kombëtar ishtenjë moment paturpësie i paprecedent, një cinizëm gangsterësh rajonalë. Lidhjet mes politikës dhe sekserllëqeve të paligjshme tashmë nuk janë më në nivel thashethemi, por deklarohen ditën me diell, duke na bërë të gjithëve të ndihemi thellësisht të fyer.

Ndonëse është e rëndë vetëm të mendohet, nga ana tjetër nuk mund të mos pranojmë, se ka mbërritur ajo ditë, kur politika, ekonomia – e ardhmja e Shqipërisë diktohet nga itineraret sekrete të çarterave nëpër natë, nga intervista të njëanshme televizive dhe nëpër takime të fshehta me familjet që drejtojnë vendin.

Këtij Fazlliçit, së paku i duhet kërkuar që kur flet publikisht për përfaqësues të institucioneve të larta në Shqipëri, t’i referohet me terma si z. Kryeministër apo z. Ministër dhe jo si Saliu dhe Luli. Kjo jo për respekt të personazheve në fjalë, po për respekt të institucioneve dhe publikut shqiptar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML