Së shpejti unë do të jem student i Historisë në Universitetin e Tiranës. Kjo zgjedhje e imja s'ka të bëjë jo vetëm me pasionin ndaj kësaj lënde, por edhe si një detyrim moral për të mësuar historinë e vërtetë shqiptare.
Rishikimi i historisë starton me librat e historisë që u ofrohen për mësim nxënësve në shkolla. Është e turpshme dhe e padenjë për një vend që pretendon të jetë pjesë e një Europe të bashkuar t’i mësojë brezave të ardhshëm një histori të trukuar që u përdor si armë politike dhe jo si pjesë e kulturës së një vendi që mbart mbi shpatulla njëhistori të lavdishme.
Historia është burim i së vërtetës, e cila sot për ne është tabu. Çdo gjë fillon te Arkiva Qendrore të cilat asnjëherë nuk janë hapur për transparencë ndaj qytetarëve. Ai reflekton të kaluarën dhe të tashmen. Nëse do të provojmë të shkojmë që në derë do të përballemi me një polic "hallexhi" i stërvitur me politikën e frikës, dhunës dhe jo hapjes institucionale ndaj qytetarëve. Gjithçka të jep përshtypjen se këtu çdo gjë e ka zënë pluhuri dhe koha nuk ecën por ka ngecur.