Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:46:43

Lexoni versionin Print

“Shfrytëzimi i pushtetit, njësoj si në kohën e Hoxhës, edhe tani”

E.Hoxha është pa pikë dyshimi pjesë e historisë sonë: realisht në pushtet i vetëm, më 1944-n, u largua “de jure” prej tij me vdekjen, më 1985-n.

Letër e nënshkruar: Gjergji Kajana
Merkure, 15 Tetor 2008 09:03:00

E.Hoxha është pa pikë dyshimi pjesë e historisë sonë: realisht në pushtet i vetëm, më 1944-n, u largua “de jure” prej tij me vdekjen, më 1985-n.

Si gjithë “njerëzit e fortë” të historisëë, që kanë kontrolluar hermetikisht pushtetin politik të vendeve të drejtuara prej tyre, vepra e tij politike u zhbë në pak kohë në fillimin e viteve ‘90; ashtu siç ndodh me diktatorët kompleksë (le të vlejë si shembull Musolini në Itali e Franko në Spanjë). Kujtimi i tij ngjall pështjellim e debate të pafundme nëse ishte thjesht një tiran apo burrë shteti.

Gjykimi për të besoj se nuk mund të jetë pozitiv: megjithëse diti t’i jepte vendit një zhvillim të kufizuar.

Për mendimin tim, sistemi i E.Hoxhës, rrëzuar nën kërcënimin e luftës civile e dëshirës për largim të shqiptarëve nga vendlindja (materializuar me eksodet me anije të ‘91-shit), është në themel të mendësisë së qeverisësve historikë të vendit tonë: shfrytëzim i pakufishëm i pushtetit për qëllime personale duke lënë vendin në injorancë e varfëri


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML