Vatikani ka njoftuar dje që nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. “Ne mendojmë që kjo çështje është e hapur, ajo po diskutohet në Kombet e Bashkuara. Propozime të reja dhe plane të tjera do të implementohen nën këtë fokus”, - thuhet në deklaratën e Selisë së Shenjtë.
Personalisht, më vjen shumë keq kur lexova rreshta të tillë në mediat ndërkombëtare, por ajo që më vjen edhe më keq akoma, është paaftësia e diplomacive në Tiranë dhe Prishtinë për të siguruar diçka më shumë se ajo që arriti ndikimi amerikan për Kosovën.
Me çfarë merren ambasadat e Tiranës nëpër botë? A mund ta dimë? Me çfarë merret ministri i Jashtëm i Tiranës, përveç se me llakun e flokëve, kostumet firmato dhe shtëpitë në Hollandë?
A nuk ndjejnë një fije turpi këta burrecër, kur ai homologu i tyre serb, ka kaq muaj që shkon qeveri më qeveri dhe ja shihini rezultatet: Ftohje totale me Prishtinën.