Enjte, 08 Janar 2009 00:56:37

Lexoni versionin Print

"Politika, kullimi pas trazimit dhe Kosova"

Nëse deputetët, brenda apo jashtë grevave të urisë, përfaqësojnë popullin, le ta kthejnë foltoren e nderuar të parlamentit në tribunë të mendimit dhe argumentit. Kjo është detyrë e tyre.

Letër e nënshkruar: Halili, lexues Fier
Enjte, 20 Nentor 2008 09:02:00

Nëse deputetët, brenda apo jashtë grevave të urisë, përfaqësojnë popullin, le ta kthejnë foltoren e nderuar të parlamentit në tribunë të mendimit dhe argumentit. Kjo është detyrë e tyre. Veprime që të ngjajnë me ato të një fëmije që, kur nuk i plotëson tekat, shtrihet në dysheme, apo rri pa ngrënë bukë janë, më e pakta, veprime jashtë kohe.

Nëse përfaqësojnë popullin, le të shkojnë në popull, të bisedojnë me njerëzit e thjeshtë se ç’mendojnë për ta, për partitë e tyre dhe për hallet që ka ky popull.

Nëse përfaqesojnë popullin, le të shkojnë, së pari të takohen me njerëzit e viktimizuar të Gërdecit që tentuan të bëjnë grevë, po i lanë jashtë në vapë e në shi, pa u kujtuar kush, (as nga këta zotërinjtë e grevës), se ata protestonin për sigurinë e jetës, për strehën që ua prishi qeveria me afera tregtie kriminale.

Nëse përfaqësojnë popullin, le të takojnë minatorët që tentuan të protestojnë, por që askush nuk ua vuri veshin, as qeveria as presidenti, as këta zotërinjtë e revoltuar të grevës. Edhe këta njerëz të popullit protestonin për sigurinë e jetës, për vdekjet e imponuara në zgafellat e minierave të lëna pas dore, për bukën e gojës, për të drejtën e pensionit.

Grevat e njerëzve të thjeshtë u shuan si kripa në ujë. I shoi indiferenca e zyrtarëve të korruptuar, i shoi korrupsioni që ka mbërthyer për fyti institucionet e shtetit, i shoi indiferenca qytetare për hallet e vërteta të njerëzve.

Po ja që për grevën e disa deputetëve, një pjesë e opinionit dhe mediat, janë elektrizuar, aktivistët janë ngritur në këmbë, po u mbetën kryetarët pa vende në parlament, pa karrige ministrash apo dhe kryeministrash. Hall i madh që i ka zenë.

Duhet trazuar që të kullohet. Ne ngelëm të trazuar gjithë këtë periudhë tranzicioni. Për çudi, këto ditë, dikush trazon dhe Kosovën që t’ia ngrijë buzëqeshjen e pavarësisë. Në jo pak raste të historisë së re, trazimetkanë qenë pjesë e përbashkët e jetës mbarëshqiptare. Politika jonë aktuale duhet të mësojë nga historia, por disa prej politikanëve i kanë hipur kalit së prapthi dhe harrojnë se, të merresh me politikë, nuk do të thotë të luftosh për bizneset dhe interesat e tua.

Nëse dikush do të bëj politikë në këtë vend, le të merret fillimisht me ata që nuk kanë të hanë, e jo me ata që kanë, po nuk duan të hanë.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML