Enjte, 08 Janar 2009 00:38:17

Lexoni versionin Print

“E tepruar të mbyllësh derën për disiplinë në një Universitet”

Në universitetin e Elbasanit dje u zbatua një urdhër që m’u duk absurd. Dyert e universitetit u mbyllën në orën tetë fiks, për t’u hapur pas një ore, e për t’u mbyllur sërish në fillim të orës tjetër.

E-mail nga adresa: belo_qosja@yahoo.com
Premte, 21 Nentor 2008 09:09:00

Në universitetin e Elbasanit dje u zbatua një urdhër që m’u duk absurd. Dyert e universitetit u mbyllën në orën tetë fiks, për t’u hapur pas një ore, e për t’u mbyllur sërish në fillim të orës tjetër. Roja që qëndronte brenda e ne jashtë në të ftohtë, pas insistimit të vazhdueshëm na tha se ky është urdhër.

Përse duhet një urdhër i tillë në një vend të mbushur me njerëz të rritur? Dikush tha për disiplinë! Secili prej nesh duhet të mësohet me rregulla dhe orare, por besoj se kjo provë i takon fillores dhe fëmijërisë. Ma do mendja se në universitet, studentë e pedagogë, jemi aq të rritur sa ta kuptojmë diçka të tillë. Në rastet kur ne nuk zbatojmë rregullat, kjo nuk vjen ngaqë nuk i dimë ose jemi të papërgatitur për ta, por thjesht nuk duam.

P.sh., në disiplinim do të ndikonte jo pak edhe një urdhër tjetër më i rëndësishëm se dera e mbyllur: Rregulli që ekziston mbi një numër të caktuar mungesash e më pas humbet provimin, të jetë funksional dhe jo vetëm ca bojë e zezë mbi një fletë të bardhë.

Të mbyllësh portat e dijes, ta përgjithësosh këtë për tërë studentët, s’më duket normale. Nuk bëhet fjalë për persona të rrezikshëm.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML