Merkure, 07 Janar 2009 23:39:59

Lexoni versionin Print

“Kush e ngacmon tolerancën ndëretnike në Kosovë?”

I nderuar “Shekulli”! Përgëzime nga Prishtina për artikujt e këtyre ditëve për Kosovën. Për të ardhur deri te pavarësia, me vite të tëra na lodhën shpirtin me parimin "Standardet para statusit".

Letër e nënshkruar: Rrezon Fadilaj, Prishtinë
Premte, 21 Nentor 2008 09:10:00

I nderuar “Shekulli”! Përgëzime nga Prishtina për artikujt e këtyre ditëve për Kosovën. Për të ardhur deri te pavarësia, me vite të tëra na lodhën shpirtin me parimin "Standardet para statusit".

Në kuadër të këtyre standardeve ishte "kultivimi i shoqërisë multietnike". Në fakt, Kosova dhe është shembull i shkëlqyeshëm i tolerancës ndëretnike, nëse merren parasysh marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe pakicave joserbe, si para ashtu edhe pas luftës.

Ndërkaq, problemi me serbët është se ata, gjatë gjithë kohës, pas luftës kanë refuzuar të integrohen në shoqërinë kosovare. Herë futen në parlament, ku kanë vende të rezervuara në numër shumë më të madh se përqindja që u takon, e herë largohen. Herë marrin poste në qeveri, herë i refuzojnë, varësisht nga instruksionet që u vijnë nga Beogradi.

Vetë e ndërlikojnë situatën që pastaj përgjegjësinë ta mbajnë shqiptarët. Njëherë e bojtokuan UNMIK-un dhe qeverinë e Kosovës. Pastaj filluan të anojnë kah UNMIK-u për ta shpërfillur krejtësisht qeverinë e Kosovës. Kur u përmend EULEX-i, filluan ta përmendin rezolutën 1244, të cilën e kanë mohuar me vite të tëra. Kur u fol për shtrirjen e EULEX-it, u kapën fort për UNMIK-un.

Kur u bë e qartë se EULEX-i do të fillojë të shtrihej në Kosovë, kërkuan që UNMIK-u të veprojë në veri e EULEX-i të veprojë në pjesën tjetër të Kosovës. Tash doli pjella më e re e kuzhinës serbo-ruse në formë të planit 6 pikësh, ku i tërë misioni duhet të jetë konform rezolutës 1244, status neutral dhe të mos e implementojë planin e Ahtisarit. Ndërkohë që ligjet e Serbisë do të vlenin në atë pjesë të Kosovës!

Gjatë gjithë kësaj kohe, shqiptarët kanë vepruar me përpikëri, ashtu siç është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, edhe në rastet kur këto kompromise kanë qenë të dhimbshme për shqiptarët. Prandaj është për t'u habitur që këto shtete tani e favorizojnë Serbinë dhe serbët e Kosovës. Aq më tepër që kanë qenë ndër të parat që e kanë pranuar pavarësinë, duke e respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML