Merkure, 07 Janar 2009 23:26:13

Lexoni versionin Print

“Anti-kontrata e qeverive të tranzicionit me publikun shqiptar”

Një qeveri ekziston për shkak të një kontrate me popullin, e kjo e fundit, në bazë të kësaj kontrate i ka dhënë shtetit një pjesë të të drejtave të saj, taksat për t’i menaxhuar sipas nevojave të tij.

Elben Cunglleshi
Shtune, 22 Nentor 2008 11:58:00

 

Një qeveri ekziston për shkak të një kontrate me popullin, e kjo e fundit, në bazë të kësaj kontrate i ka dhënë shtetit një pjesë të të drejtave të saj, taksat për t’i menaxhuar sipas nevojave të tij. Pushtetarët, si rregull, janë ata persona që arrijnë tek pushteti, a tek posti, për shkak të vullnetit, punësdhe dëshirës për të qenë politikëbërës. Padyshim, ambicie legjitime, por po kaq legjitime është të japin llogari se janë menaxherë dhe jo rokstarë.

Këtu pushteti është kthyer jo në një dëshirë për të bërë politikë, por në një ushtrim egoje, kokëfortësie urdhërdhënëse. E jo vetëm marrin atë rrogë që, padyshim është e majme për një shoqëri të varfër si kjo e jona, por janë kthyer edhe në rrjepës të taksave të publikut.

Këtë anti-kontratë kanë pasur qeveritë shqiptare të këtyre 18 viteve që kanë krijuar këtë Shqipëri që shohim sot. Pse kjo qeveri e fundit nuk po u rikthen shpresën shqiptarëve, siç pati premtuar?

Ishim të bindur se për 3 apo 4 vite nuk zhdukeshin të gjithafenomenet negative. Por donim të shihnim që këtu po punohet, se ka korrektesë e ndershmëri në punë.

Por korrektesën, ndershmërinë dhe shpresën e shohim vetëm të bubërrojë vetëm në kokën e një kryeministri që ulërin si elefant në xhungël. Kurse në realitet, shpresa është kufomë në rrugët e pluhurosura e të mbushura me plehra.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML