Në bibliotekën publike të Sirakuzës, në veri të Nju Jorkut, është një enciklopedi mjaft e madhe, me nja 30 volume, ku secili shtet zë vend sipas radhës alfabetike të germës, sipas emrit të tij. Në ato faqe shkruhet edhe për Shqipërinë, njëlloj si për shtetet e tjera.
Historia që lexova aty për Shqipërinë, na dëshmonte nga më të lashtët në Ballkan dhe në Evropë. Nuk themi ndonjë mëkat, nëse pohojmë të vërtetën apo jo? E vërteta është që kemi provuar shumë pushtime dhe asnjëherë s’jemi asimiluar.
Situata e tanishme mund të jetë me probleme të rënda, por historinë nuk e kanë të varfër këto troje. Që prej sundimit romak i kanë dhënë perandorisë pesë njerëz të shquar të dëgjuar si drejtues, deritek Kostandini i Madh, themeluesi i Bizantit.
Figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut në enciklopedi, ishte ajo e një strategu të dëgjuar jo vetëm tek ne, por në tërë Evropën. Më duken të pavenda që të vijnë nga vetë ne shqiptarët përpjekje për ta çmitizuar këtë figurë.