Merkure, 07 Janar 2009 23:54:21

Lexoni versionin Print

“SIDA dhe historia pa fushata promovuese miliarda dollarëshe”

Gazetarja tha se “X milionë njerëz janë të sëmurë me SIDA në botë sot”. Pastaj vazhdoi me detajet se sa persona janë sëmurë këtë vit në botë e në Shqipëri, sa janë fëmijë, sa fëmijë do të ngelin jetimë.

Letër e nënshkruar: Pëllumb Ranxha, Durrës
Marte, 02 Dhjetor 2008 09:22:00

Gazetarja tha se “X milionë njerëz janë të sëmurë me SIDA në botë sot”. Pastaj vazhdoi me detajet se sa persona janë sëmurë këtë vit në botë e në Shqipëri, sa janë fëmijë, sa fëmijë do të ngelin jetimë. Masat: Qeveritë, përmes OKB-së do të harxhojnë kaq miliarda dollarë për kërkime shkencore dhe fushata kundër SIDA-s, në mbarë botën.

Këtë përshkrim, i cili me shifrat e tij është rrëqethës, e dëgjon çdo vit tek lajmet dhe, përveç numrit të atyre që janë të sëmurë dhe shumës së parave që planifikohet të harxhohet, çdo gjë tjetër është pothuaj njësoj.

Rezultati: Sëmundja përparon si një gjigant që s’ndalet, e merr kaq shumë jetë, po ashtu paralajmëron se do të marrë edhe shumë të tjera.

Në fushatat kundër sëmundjes, dëgjon paralajmërime për të pasur kujdes për transfuzionet e gjakut, përdorimi i prezervativëve e ndonjë të tillë, por pothuaj s’flitet fare se ka edhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm, që nuk duhet lënë aspak mënjanë. Ana morale, që, me ose pa qëllim, nuk përmendet.

Ndër shekuj, njerëzit kanë besuar në shenjtërinë e jetës, të frymëzuar nga besimi tek perëndia si krijues i jetës. Si të tillë jemi qenie me moral, të cilët krijuesi i ka krijuar për një jetë seksuale të organizuar në martesë. Me të vërtetë sot njerëzimi ka përparuar në zhvillimet shkencore, por fatkeqësisht po vazhdon të bjerë nga ana morale.

Kur kemi këto fushata kundër SIDA-s, mendoj se mes të tjerash mund t’u jepet njerëzve një Bibël apo Kuran (në më të shumtën i gjen falas),për të mësuar se kemi një krijues, i cili na ka krijuar të tillë dhe si qenie me moral dhe se një ditë njerëzimi do të japë llogari për egoizmin e vet.

Ndoshta njeriu i shekullit njëzet, e një do të shkundet para dëshirave egoiste, para të cilave s’ka gjë që e ndal dhe të shohë se çfarë po i bën vetes. Nuk besoj se është gjë prapanike dhe e dalë jashtë kohe, t’i tregojmë brezit të sotshëm se si janë ruajtur njerëzit në histori, pa fushata promovuese miliarda dollarëshe.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML