Tani që ditët krijojnë një farë distance nga ngjarjet e fundit politike (te cilat ishin te shumta këto javë të fundvitit), ajo që ka mbetur në memorien e opinionit publik është: Përpjekja e klases politike për të vazhduar kontrollin në hapësira të pamerituara dhe për te mbajtur nje elektorat klientelist, duke u fshehur pas sloganit: “Vota eshte e shenjte”.
Problemi me pushtetin zgjedhor nuk lindi tani, por qe kur lindi vete demokracia, ne kohen e brishte, ne vitin 1992. Atëkohë, kjo shtylle e demokracise u perdhos ne menyren me brutale. (kujtoni vetëm përbërjen e KQZ-së së asaj kohe). Roli i elektoratit ne formimin e demokracise mori nje goditje shume me te forte ne vitin 2001, me krijimin e kodit elektoral mizerabel që polli “Dushkun”, e që e shndërroi klasen politike ne nje treg votash dhe pazaresh te pista.
Motoja e tyre ishte: “Na jepni votat t`ju bejme drejtore”, duke i dhene nje goditje te forte per vite me radhe idealizmit dhe duke e kthyer elektoratin ne nje elektorat klientelist. Parë nga ky kendveshtrim, nuk mund te kuptohet ndryshe as greva qe bene ne parlament tri parti, veçse si një perpjekje per te pasur nje kod elektoral si ai i ideuar prej tyre në vitin 2001.
Le te shikojme buxhetin 2009, per te kuptuar sa e perfaqeson elektoratin e djathte ai buxhet. Vetë Kryeministri deklaroi se “unë jam edhe keisionist, edhe liberal”. Atëherë, elektoratin qe votoi kryeministrin tone, si do ta quajme? Do ta quajmë “mix to mix alla-klientelist”?
Le te shpresojme te gjithe qe kodi i ri i miratuar ne Parlament do te nisë të ndezë pak afsh idealist në elektoratin shqiptar dhe ta ndaje atë sipas ideologjise politike ne, te djathte, te majte dhe te qendres. Realisht! Sepse deri tani kemi qene elektorati i partisë që na mashtronte më shumë.