Merkure, 07 Janar 2009 23:19:08

Lexoni versionin Print

“Vjen Berluskoni, buzëqesh dhe firmos, po më pas?”

Vjen Berluskoni. Jam i bindur që do dalë në TV Kryeministri dhe, me histerinë që e karakterizon, do të na flasë për vizitën më historike që është bërë ndonjëherë në këto troje, që nga koha e pellazgëve.

Marte, 02 Dhjetor 2008 09:27:00

Vjen Berluskoni. Jam i bindur që do dalë në TV Kryeministri dhe, me histerinë që e karakterizon, do të na flasë për vizitën më historike që është bërë ndonjëherë në këto troje, që nga koha e pellazgëve. Ndërkohë që ne do merremi me idiotësitë që has gjithmonë e më shpesh në fjalët e tij, dy-tri marrëveshje janë firmosur dhe Berluskoni, pasi të na japë një buzëqeshje dhe një batutë për femrat e bukura të Tiranës, do të ikë në shtëpinë e tij.

Në atë shtëpi që nuk e lejon të bëjë ato që ai, do të bëjë në Shqipëri. Me konsensusin gazplotë e qeshbudallës të homologut të tij shqiptar.

Pasi të thuhen edhe marrëveshjet që ka firmosur, do dalin tellallët e qeverisë (që të tillë bëhen pa problem për çdo qeveri, cilado qoftë) dhe do na thonë: Janë projekte gjigante, historike, lum si ne që na erdhi kjo ditë. A thua se vijnë që të bëjnë bamirësi për Shqipërinë, Berluskoni dhe biznesmenët që ai përfaqëson. Po ndotja, do thotë ndonjëri? Ndotja?? Bah, ç’është ai llaf, kush je ti që na saboton marrëdhëniet e shkëlqyera.

Se çfarë është ndotja, ta tregojnë vetë italianët. Ndotja nuk eshte vetem per frymemarrjen, dhe, po te kesh qene ndonjehere ne Itali vete, do e kishe te qarte tashme qe ndotja eshte dhe vizuale; kur italiani te thotë: "mos i nder rrobat ne ballkon se na prish fasaden!!!".

Tjeter, te ka qelluar ndonjehere, o tellall i qeverisë, cilido qofsh pas tri ditësh, te kalosh poshte linjave te tensionit te larte? Bej ndonje xhiro ndonjehere, pastaj do e kuptosh.

Tjeter; rregullat per ambientin? Nuk ka ere fare Italia? Eshte vend, te pakten 11 here me i madh se Shqiperia, dhe ka vije bregdetare gati 100 here me te madhe se tonen; pse nuk i bejne ne Itali keto projekte? Apo eshte me lire ta besh ne Shqiperi dhe ta çosh me kabllo nen det???

Zgjohuni nga gjumi, o dallendyshe! Nuk vdiq ndonje shpirtmire dhe ja la shpirtin italianit qe te vije te beje bamiresi me shqiptaret.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML