Merkure, 07 Janar 2009 23:56:50

Lexoni versionin Print

"A do të humbasë për fare lavdia dhe bukuria e fshatit tim?”

Është shkruar edhe më parë, për fshatin tim Vunoin. Kujtimet e Eqrem bej Vlorës, anglezit Eduart Liir, etj., dëshmojnë shkëlqimin e dikurshëm. Po sot? Me dhimbje po e them, se fshatit tim i ka humbur jo thjesht shkëlqimi, por po i humbet edhe shpresa.

Letër e nënshkruar: Banor i fshatit Vuno
Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:22:00

Është shkruar edhe më parë, për fshatin tim Vunoin. Kujtimet e Eqrem bej Vlorës, anglezit Eduart Liir, etj., dëshmojnë shkëlqimin e dikurshëm. Po sot? Me dhimbje po e them, se fshatit tim i ka humbur jo thjesht shkëlqimi, por po i humbet edhe shpresa. Dua t’u bëj një apel, në radhë të parë banorëve të fshatit, intelektualëve të njohur, artistëve të mëdhenj, bijve të tij: Kujdesuni për këtë margaritar që të mos shkatërrohet.

Rrënimi ka nisur nga fusha. Njerëz të panjohur, pa kurrfarë leje, vijnë nga ku mundin, thyejnë degë e shkoqin fletë e kokrra, pa ju dhimbsur fare. Askush nuk ka guximin t’i ndalë këta piratë. Po kulturat e tjera? Ato janë zhdukur tashmë. Fiqtë me emër, të cilët dikur servireshin si diçka e rrallë, nuk i gjen më. Për arrat, mollët, bajamet e limonët,nuk bëhet fjalë. As trungjet nuk u duken më.

Dikur, këtu në fshat, ata që vidhnin, i dënonim duke i dëbuar nga fshati për 5 vjet, e, po të ishte faj i rëndë, edhe për 10. Në një rast, njërin e ndoqëm për tërë jetën, ai vdiq në tjetër vend, pa u parë as nga të afërmit e tij. Po tani ç’të bëjmë? Hajdutët e kusarët na vijnë me fugonë e të armatosur.

Dëm po i behet fshatit edhe nga disa ndërtime që bëhen nga ca “të shëtitur”, që ngrenë mure “moderne”, duke prishur traditën e një jete të tërë, mbi të cilën është projektuar e ndërtuar fshati. Këto të ashtuquajtura “ndërtime moderne”, jo vetëm që stonojnë përpara sarajeve të bukura, por ato shëmtojnë pamjen piktoreske të Vunoit.

Ndoshta askush nuk ka dëgjuar për këtë që po ndodh, ama të gjithë keni dëgjuar për Vunoin tim, për Vunoin tonë, për plazhet dhe rërën e artë të Jalit, gjirin e Ngjipesë, Shpellën e Piratëve, gjirin e Peristerëve, Manastirin e Skutarasë, ngaku çdo pikë e bregut të detit të zbret në pëllëmbë të dorës.

Këto perla dhe historia e Vunoit, të bëjnë të mendosh shumë e të shpresosh se lavdia e tij nuk do të humbasë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML