Enjte, 08 Janar 2009 01:26:20

Lexoni versionin Print

“Mos u mburrni me burgosjet, gjeni shkaqet pse bëhemi kriminelë”

Në Parlament janë të zgjedhurit e sovranit. E kanë harruar kush i solli në këtë tempull. Sovrani e hap televizorin (kur ka drita), mbase dëgjon ndonjë fjalë prej përfaqësuesve të tij, për të ulur varfërinë dhe për t’i hapur rrugën punësimit, por më kot, se ata kanë hallet e tyre, mos u fluturon karrigia.

Letër e nënshkruar: Enver Cakaj
Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:23:00

Në Parlament janë të zgjedhurit e sovranit. E kanë harruar kush i solli në këtë tempull. Sovrani e hap televizorin (kur ka drita), mbase dëgjon ndonjë fjalë prej përfaqësuesve të tij, për të ulur varfërinë dhe për t’i hapur rrugën punësimit, por më kot, se ata kanë hallet e tyre, mos u fluturon karrigia. Për 90 % të varfanjakëve shqiptarë, përdoret slogani: “Kemi rritje ekonomike!”

Ky është jorgani që mbulon dështimet. Berisha pati thënë gjatë fushatës se do t’i kyçte në magazinë kandilat, sa të vinte në pushtet, por më duket se i është prishur brava. Deputetë që për vete denden në para, në vend që të merren me hallet e popullit, merren me akuza bajate ndaj njëri-tjetrit. Një pjesë e tyre i ngjajnë tertelicës së mullirit, një palë flenë, një duzinë dëgjojnë, kurse të tjerët s’venë fare në Parlament. Si duket, ata e kanë kuptuar të parët, që në Parlament, merren vetëm më llogje.

Ata që fjalën e kanë ulërimë, nuk e ngrenë zërin për sovranin, por kur e shikojnë që po ju kërcënohet karrigia e tyre. Ndonjë kokëngjeshur kërkon që Kodi Zgjedhor të ketë vetëm një nen: “Neni 1, unë Kryeministër”. Qeveria mburret me arrestimet e burgosjet, po nuk ka kurajë të analizojë shkaqet që i shpien këta njerëz deri në burg.

Përse merren me drogë, prostitucion, kalim kufijsh e gjithfarë marifetesh këta njerëz? Përse vetëvriten e vetëvaren këta fatkëqij? Në spitalet psikiatrike janë shtuar të sëmurët, po kush i çmendi ata? Bollëku i Kryeministrit, apo jorgani e kallaji, me të cilën mbulon paaftësinë e tij? Maskat na u shfaqën përsëri, a thua ta kenë nga bollëku ?

Qeveria nuk mbahet me herek, por me aftësi. Të mos harrojmë se Kryeministri premtoi se nuk do të kishte më të papunë tek Ushtari i Panjohur. Parlamenti u mor kaq kohë me imunitetin e deputetëve, sikur kjo shqetësonte njerëzit e varfër. Populli i kujtoi nëse në Parlament shpuri njerëz të zgjedhur, por tani e kupton se edhe atij i është grisur sita kur ka votuar. Vëruni veshin diskutimeve të tyre në seanca. Tjetër është rendi i ditës, tjetër diskutojnë ata. Këtu gjejnë zbatim vargjet e rapsodit: Zihen burrat e Kuvendit / Pse ia lypi buçja qenit...


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML