Merkure, 07 Janar 2009 22:02:33

Lexoni versionin Print

“Hipokrite dhe e pavend sjellja e Kryeministrit me homologët”

Nuk e di nëse është serioze që Kryeministri shqiptar flet italisht, apo bën gjeste të tepruara në një takim homologësh. Edhe kësaj punës, “miq me të gjithë”, sikur i ka dalë ca boja. Vjen Bushi, ky bën sikur janë rritur në një lagje, vjen Berluskoni, bën akoma më keq.

E-mail nga adresa: kirsten33@hotmail.de
Enjte, 04 Dhjetor 2008 09:06:00

Nuk e di nëse është serioze që Kryeministri shqiptar flet italisht, apo bën gjeste të tepruara në një takim homologësh. Edhe kësaj punës, “miq me të gjithë”, sikur i ka dalë ca boja. Vjen Bushi, ky bën sikur janë rritur në një lagje, vjen Berluskoni, bën akoma më keq.

Nuk ka pse të na tregojë Kryeministri që paska shokë ca njerëz të fuqishëm. Kjo është fëminore. Nuk po thotë kush që të mos jetë i mirësjellshëm. Por, tjetër është mirësjellja, dhe tjetër gajasja kot më kot, derisa ngjan si shtirje.

Shikoni, p.sh., si sillen Kryeministri turk, apo ai serb, apo merrni cilindo vend të rajonit, qoftë dhe atë maqedonas, që është vend më i vogël se ne. Ruajnë një linjë serioziteti dhe korrektësie zyrtare në fytyrë. Nuk ka gajasje idiote aty. Sepse nuk ka vend për gjëra të tilla. Aq më tepër, kur jep territore të vendit tënd dhe bën koncesione pa fund, sepse vetë nuk je i zoti t’i zgjidhësh problemet.

Po kjo e folura italisht e Berishës çfarë është? Për mua është karagjozllëk! Po shikoja tek faqja e Kryeministrisë, ku Kryeministri ka videot e veta, për të gjetur ndonjë intervistë në gjuhe të huaj që ka dhënë, dhe klikova tek konferenca për shtyp që dha Berisha me kancelaren gjermane në Gjermani. Aty, para konferencës dhe gjithë kamerave, insistonte të fliste anglisht. “Jo, po unë mund të flas dhe anglisht”, - thoshte Berisha. “Po jo, se e kemi sistemin e organizuar, të tillë që do na ngatërrojë, më mirë fol shqip”, - i thotë Merkel.

Hej gallatë, çdo burrë shteti, kur shkon me funksione zyrtare në botë, jep konferencat dhe bisedat zyrtare në gjuhën e tij të nënës, megjithëse disa prej tyre flasin anglisht tepër rrjedhshëm.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML