Nuk qe nevoja që gjithë ato fabrika dhe uzina te shkatërroheshin nga themelet, me pretekstin se u ndertuan nga diktatura (por ne te vertete u ndertuan nga gjaku i popullit) dhe se do zëvendesoheshin me fabrika moderne. Ku jane ato fabrika moderne pas 18 vitesh??
Ku eshte ai çeku i bardhe që iu premtua popullit shqiptar ne fillimet e demokracise? Ku jane te gjitha premtimet e tjera, që klasa politike i ka bere ketij populli ne çdo fushate elektorale? Mua me te vertetë me vjen keq me njerezit qe kane vuajtur pa faj nga ai sistem, por ç’mund te themi tani per dhimbjet e vuajtjet e nje kombi te tere?
A e dini qe, ne baze te popullsise, zëmë vendin e pare ne bote per nga emigrimi, a i keni numeruar se sa gomone e varka jane mbytur keto vite tranzicioni, sa jane vrare nga gjakmarrja e nga mungesa e rendit, sa te tjere jane te ngujuar, sa jane rrembyer e shitur si prostituta, sa jane vrare per nje llaf goje, sa jane hequr nga puna padrejtësisht, vetem per bindje politike dhe jane zëvendesuar nga injorante, sa kane vdekur ne spitale nga neglizhenca, sa jane vetëvrarë nga kushtet e renda ekonomike?
Shume nga ne kane mbeshtetur apelin qe i behet Presidentit per nene Feridene, apo kemi mbeshtetur ata dy çunat me te vertete shqiptare qe u arrestuan se protestuan kundra Bollanos, por kur vjen puna per te share kohen e Enver Hoxhës, çirremi e thërrasim se sa keq ka qene.
Epo, miq te dashur, ne kohen e xhaxhit nuk do ishin arrestuar ata dy çunat, por përkundrazi, llumit antishqiptar dhe përfaqësuesve të tij, pasi t’i priteshin zilet, do ta fusnin ne gryken e topit dhe do ta dergonin andej nga ka ardhur.