Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:30:08

Lexoni versionin Print

Nafta fluturon sërish, tani 169 lekë

Çmimi i naftës Diezel prej 169 lekësh, u shfaq dje për herë të parë në disa pika karburantesh në Tiranë, duke shënuar një rekord të ri për xhepat e shqiptarëve, si dhe largim të shpresave për inflacion më të ulët.

Shekulli
Merkure, 02 Korrik 2008 08:10:00

 

Menaxhimi i keq i stokut nga kompanitë solli rritje të menjëhershme të çmimit të naftës në tregun e brendshëm

Çmimi i naftës Diezel prej 169 lekësh, u shfaq dje për herë të parë në disa pika karburantesh në Tiranë, duke shënuar një rekord të ri për xhepat e shqiptarëve, si dhe largim të shpresave për inflacion më të ulët. Rritja e fundit prej 2-3 lekësh për litër vjen pas faktit që në tregun ndërkombëtar, çmimet mbetën të larta gjatë të gjithë qershorit dhe pavarësisht shumë parashikimeve për ulje çmimesh, një rekord i ri prej 143 dollarësh për fuçi u vendos vetëm dy ditë më parë. Në tregun ndërkombëtar, çmimi i Diezelit arriti dje në 1288 dollarë për ton, ndërsa benzina u kuotua në 1158 dollarë për ton. Diezeli është rritur me 100 dollarë për ton vetëm brenda qershorit, ndërkohë që çmimi i benzinës nuk ka ndryshuar.

Ndryshimi i jetesës

Dje, gjiganti i makinave “Ford” njoftoi se shitjet e makinave sportive në SHBA, të njohura si SUV, janë përgjysmuar gjatë qershorit. Ky është treguesi më i fortë i pasojave të çmimit të naftës. Analistët nëpër bursa po krahasojnë grafikun e rritjes së çmimit të naftës me grafikun e rënies së vlerës së aksioneve, duke vënë në dukje se gjithnjë e më shumë njerëz mes botës së zhvilluar po humbasin kursimet e tyre. Edhe në Shqipëri është vënë re efekti i çmimit të lartë, pavarësisht se jo në masë të dukshme. Gjatë muajve të parë të këtij viti, importet e karburanteve nuk njohën rritje në sasi, për herë të parë në histori. Por ky nuk është tregues i rënies së konsumit, gjithsesi, për shkak se gjatë vitit të kaluar, një pjesë e konsiderueshme e karburantit u përdor nga gjeneratorët elektrikë, të cilët, të paktën deri tani, kanë qenë përgjithësisht pushim.

Ende pa hyrë në fuqi liberalizimi i tregut, kompanitë kanë filluar të shesin sigurime motorike me çmim 40% më lirë

Ulen çmimet e sigurimeve

Nëse më herët duhej të paguaje 13.800 lekë në vit për sigurimin e një “Benzi 200”, tani mund ta blesh për 8.200 lekë





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML