“Sovereign Hospitality Holdings” është i interesuar për investime të mëtejshme në Shqipëri
Grupi “M.A. Kharafi” ka krijuar një kompani investimi të pavarur mikpritjeje, turizmi dhe pasurie të paluajtshme, me bazë në Zvicër, me emrin “Sovereign Hospitality Holdings” dhe synon të zgjerohet nëpërmjet blerjeve strategjike, financimit dhe zhvillimit të pasurive në Industrinë e Hotelerisë, Pasurisë së Paluajtshme dhe Turizmit, në Shqipëri dhe kudo në botë. Portofoli ekzistues i “Sovereign Hospitality Holdings” konsiston në 21 hotele dhe resorte të cilat i zotëron dhe administron në Egjypt, Afrikën e Jugut, Gambia, Siri, Liban dhe Shqipëri. Projekte të tjera janë në zhvillim në Libi, Senegal, Etiopi dhe Mauritani. “Sovereign Hospitality Holdings” po kërkon të zgjerojë shtrirjen gjeografike të hoteleve të tij, resorteve dhe portofolit të Pasurive të Paluajtshme, si në tregjet në zhvillim, ashtu dhe në ato të zhvilluara. Kjo do të arrihet përmes një kombinimi të zhvillimit organik dhe portofoleve të blerjeve të reja, që do të financohen dhe më pas do të menaxhohen në mënyrë aktive. Përveç pronësisë dhe menaxhimit të hoteleve të veta, grupi ka marrëveshje menaxhimi me një sërë kompanish të mirënjohura të menaxhimit të hoteleve, duke përfshirë “Four Seasons Hotels&Resorts”, “InterContinental Hotels Group”, “Hyatt International”, “Rotana Hotels and Resorts”, “Starwood Hotels and Resorts” dhe “Six Senses Spa”. Në Shqipëri, kompania ka: Sheraton Tirana Hotel,
Chateau Linza Resort, Tirana, Mali Robit Resort, Golem, Butrinti Hotel, Saranda.
Mohamed Fahmy, drejtor Ekzekutiv i “Sovereign Hospitality Holdings” komenton: “Objektivi ynë, me mbështetjen e “Kharafi Group”, është të zgjerohemi përmes blerjeve strategjike në Shqipëri dhe kudo në botë. Ne kemi një histori të suksesshme dhe një përqasje afatgjatë për të zhvilluar marrëdhëniet strategjike me partnerët, për të arritur norma kthimi të qëndrueshme, nëpërmjet mundësive fitimprurëse, si në tregjet në zhvillim, ashtu edhe në ato të zhvilluara”.
“Kharafi Group” është një grup privat me bazë në Kuvajt, i krijuar si një kompani tregtuese mëse 100 vjet më parë dhe i zhvilluar si një kompani shumëkombëshe, që merret kryesisht me ndërtim, industri përpunuese, teknologji informacioni (IT), Aviacion, franshiza, Fast Food, bujqësi, Pasuri të Paluajtshme dhe Hotele. Që nga viti 1956, për shkak të rritjes së mirëqenies nga nafta në rajon, divizioni i ndërtimeve i “Kharafi” vendosi me shpejtësi një prani dominuese, duke u zgjeruar në përgjigje të kërkesës për rritje të shpejtë të vendit. Sot, kompania është në gjendje të përballojë çdo projekt virtual inxhinierik civil ose ndërtimi, pasi ka punuar në rreth 25 vende të ndryshme, së bashku me disa nga kontraktorët dhe konsultuesit më të famshëm në botë. Me një qarkullim vjetor prej mbi 4 miliardë USD, “M.A. Kharafi Group” tashmë vepron në më shumë se 25 shtete dhe ka më shumë se 100,000 punonjës në mbarë botën.
Për interesa bashkëpunimi, ju lutem kontaktoni: Buchanan Communications For Sovereign Hospitality Holdings, tel +44 (0)20 7466 5000