Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:00:49

Lexoni versionin Print

SHBA / Shitja e makinave, në nivelin më të ulët në 10 vjet

Shitja e makinave të reja dhe kamionëve ra në nivelin e tyre më të ulët në më shumë se një dekadë në qershor, për shkak se çmimet e larta të naftës dhe ekonomia e dobët i mbajti amerikanët larg koncesionarëve.

“New York Times”
Enjte, 03 Korrik 2008 08:38:00

Shitja e makinave të reja dhe kamionëve ra në nivelin e tyre më të ulët në më shumë se një dekadë në qershor, për shkak se çmimet e larta të naftës dhe ekonomia e dobët i mbajti amerikanët larg koncesionarëve. Tani gjigantët amerikanë të industrisë besojnë se këtë vit do të arrijnë të shesin vetëm 15 milionë makina, shifra më e ulët kjo që prej dhjetë vitesh. Prodhuesit në Detroit u goditën më rëndë. Shitjet e “Fordit” ranë me 28%, “General Motors” me 18% e “Chrysler” me 36%. “Ne druhemi se shitjet këtë vit mund të jenë më të ulëtat në një dekadë, e ndoshta do të jenë më të ulëtat në 15 vjet”,- deklaroi George Pipas, analisti kryesor i “Ford”.

Kriza duket se është shkaktuar nga ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve. Shumë amerikanë kërkojnë tashmë makina të vogla dhe me eficiencë të lartë karburanti. Prodhuesit kanë ulur prodhimin e makinave të mëdha, por nuk janë në gjendje të shtojnë shpejt prodhimin e makinave të vogla. Shitjet shumë të ulëta kanë krijuar shqetësime për shëndetin financiar të kompanive. Aksionet e “General Motors” ranë javën e shkuar në nivelin e tyre më të ulët në 50 vitet e fundit. Shumë dyshojnë se industria më e rëndësishme e SHBA-ve mund të hyjë në krizë likuiditeti. Vetë kompanitë thanë se financat e tyre janë në gjendje të shëndoshë dhe se në skenarin më të keq, ata kanë para për të financiar kompanitë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ndryshimi i shijes së konsumatorëve duket se i ka kapur në befasi prodhuesit amerikanë. Ndërkohë, shitjet e “Hondës” me makinat ekonomike “Fit” dhe “Civic Sedan” shënuan rritje të konsiderueshme. “Honda” duket se ka qenë kompania e vetme që priste kapërcim të konsumatorëve te makinat ekonomike. “Toyota” deklaroi se nuk qe në gjendje të plotësonte të gjitha kërkesat për modelet “Corolla” dhe “Yaris”. Kriza aktuale krahasohet me vitin 1973, kur konsumatorët amerikanë humbën besimin pas embargos së naftës nga vendet Arabe.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML