Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:07:12

Lexoni versionin Print

Euro, interesa në rritje për kredinë

Kredia në Euro do të jetë më e shtrenjtë, për të gjithë ata që do ta zgjedhin si monedhë për të financuar shpenzimet e tyre gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Vendimi i paralajmëruar i Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normën bazë të interesit, pritet të prekë edhe sistemin bankar shqiptar. Ekspertët e bankave shpjegojnë efektet e mundshme, si për depozitat e qytetarëve, ashtu edhe për kreditë në valutë.

Shekulli Online
Premte, 04 Korrik 2008 08:58:00

  Monedha evropiane do të ketë një çmim më të shtrenjtë për depozitat dhe kreditë

Kredia në Euro do të jetë më e shtrenjtë, për të gjithë ata që do ta zgjedhin si monedhë për të financuar shpenzimet e tyre gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Vendimi i paralajmëruar i Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normën bazë të interesit, pritet të prekë edhe sistemin bankar shqiptar. Ekspertët e bankave shpjegojnë efektet e mundshme, si për depozitat e qytetarëve, ashtu edhe për kreditë në valutë. Sipas specialistëve të bankave, shtrenjtimi i euros kundrejt monedhës kombëtare, nëse konstatohet në masë të madhe, do të sillte shqetësime më të mëdha për qytetarët të cilët kanë një kredi në euro, por që të ardhurat i krijojnë në lek. Por pavarësisht lëvizjeve të pritshme, bankierët nuk mendojnë se një vendim për rritjen e interesave në 4.25 për qind nga Banka Qendrore Europiane, do të sillte një ndryshim të fortë në tregun financiar vendës.

BQE rriti normën bazë të interesit nga me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar atë në nivelin e 4.25 për qind, për shkak të inflacionit në rritje në vendet e Eurozonës. Por kjo u shoqërua me kundërshtime nga qeveritë e disa vendeve të Bashkimit Evropian, për shkak të ndikimeve negative në bilancin tregtar. Inflacioni në zonën e euros arriti për herë të parë në qershor nivelin e 4 përqindëshit. Niveli më i lartë prej 3,7 për qind i muajit maj është kaluar ndjeshëm, konstatoi Agjencia Evropiane e Statistikave, Eurostat. Megjithatë, rezultati provizor i staticienëve të Luksemburgut jep lajmin që niveli vjetor i inflacionit në zonën e euros për qershorin 2008, vlerësohet në katër për qind. Sikur vlerësimi në dy javët e ardhshme të konfirmohet, atëherë ky do të ishte niveli më i lartë i inflacionit i regjistruar në zonën e euros. Në qershor 2007, rritja e çmimeve në zonën e euros ishte 1,9 për qind.

Euro mbetet monedha më e lirë

Mbetet monedha më e favorshme për një kredi në tregun bankar shqiptar. Kjo jo vetëm për interesat e saj që mbeten tepër të favorshme në krahasim me lekun, por edhe për qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit gjatë këtyre viteve. Monedha vendëse lek vetëm gjatë vitit 2007 ka patur një zhvlerësim të ulët ndaj euros, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Por pjesa e parë e këtij viti e ka lënë monedhën evropiane të stabilizuar ndaj lekut, duke mos sjellë shqetësime për të gjithë ata që kanë një kredi në euro dhe të ardhurat i kanë në lekë. Një situatë e tillë pritet të jetë e pranishme edhe gjatë gjithë këtij viti, duke u influencuar pozitivisht nga prurjet e emigrantëve që sjellin një frymëmarrje të vazhdueshme për monedhën vendëse, gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit. Të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se rreth 1 miliardë euro vijnë në formën e transfertave nga emigrantët, në harkun kohor të një viti.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML