Hene, 13 Tetor 2008 16:10:22

Lexoni versionin Print

Bizneset, kriteret për licencat në transport dhe ndërtim

Me anë të një vendimi të marrë ditën e mërkurë, qeveria ka liberalizuar licencat në ndërtim dhe në transport. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë të gjithë ata biznese që janë të interesuar për licenca në kolaudim dhe mbikëqyrje të punimeve në ndërtim, si dhe bizneset që kërkojnë

Enjte, 10 Korrik 2008 08:45:00

 

Licencat e transporteve do të jepen vetëm për zbatim punësh publike dhe mbikëqyrje

Me anë të një vendimi të marrë ditën e mërkurë, qeveria ka liberalizuar licencat në ndërtim dhe në transport. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë të gjithë ata biznese që janë të interesuar për licenca në kolaudim dhe mbikëqyrje të punimeve në ndërtim, si dhe bizneset që kërkojnë licencë në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve. Edhe licencat për transportin ndërkombëtar detar do të kushtojnë vetëm 1 euro. Ndërsa Ministria e Transporteve do të ketë të drejtën të japë vetëm 8 licenca, nga 30 që jepte deri tani. Sipas Ministrisë së Transporteve, ulja e numrit të licencave ka ardhur pas vendimit të qeverisë për heqjen e rreth 103 licencave në të gjithë vendin. Licencat e transporteve do të jepen vetëm për zbatim punësh publike dhe mbikëqyrje, kolaudim, transport ndërkombëtar udhëtarësh me autobus, si dhe licencimi për linja të rregullta ndërkombëtare detare për transport automjetesh ose udhëtarësh. Në bazë të vendimit të qeverisë, të miratuar javën e kaluar, që nga Korriku i këtij viti, licencat që jepen nga pushteti qendror do të reduktohen nga 160 në 62, ndërkohë që të tjerat do të sistemohen në "One Stop Shop". Këto 62 leje dhe licenca që mbeten, janë minierat, ujërat dhe të tjera biznese, të cilat ruhen në çdo vend, ndërsa heqja e tyre është konsideruar si një përmirësim i sigurt i mëtejshëm i shërbimeve.

 

Licencat pa pagesë

A) Në fushën e punimeve të ndërtimit, “Licencë profesionale për mbikëqyrje dhe kolaudim punimesh në zbatim”;

B) Në fushën e transportit rrugor:

i. Licencë për transport ndërkombëtar udhëtimesh;

ii. Autorizim për shërbimin në një linjë të rregullt transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, me autobus;

iii. Autorizim për shërbimin në një linjë të rregullt të specializuar në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, me autobus, vajtje-ardhje.

C) Në fushën e transportit detar:

i. Leje për të vepruar në linja të rregullta ndërkombëtare detare;

ii. Leje për ushtrimin e veprimtarisë së pilotimit dhe omerxhimit;

iii. Leje për veprimtarinë e tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore, në zonën portuale të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, Sarandës dhe në radat përkatëse;

iv. Leje për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të shërbimit të pajisjeve të sigurimit të jetës në det.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML