Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:56:14

Lexoni versionin Print

Berisha rrit rrogën e Topit në 250 mijë lekë

Vendimi i marrë nga qeveria 2 javë më parë rrit pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit me 4 për qind, duke i ruajtur ato nga zhvlerësimi për shkak të inflacionit. Por pavarësisht se rritja është më e ulët se zyrtarët e ulët të shtetit, mësuesit dhe infermierët, rrogat e qeverisë dhe Presidentit

Shtune, 12 Korrik 2008 08:11:00

 

Rroga e Presidentit të Republikës përdoret si referencë për rrogat e zyrtarëve të tjerë të lartë në buxhet

Vendimi i marrë nga qeveria 2 javë më parë rrit pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit me 4 për qind, duke i ruajtur ato nga zhvlerësimi për shkak të inflacionit. Por pavarësisht se rritja është më e ulët se zyrtarët e ulët të shtetit, mësuesit dhe infermierët, rrogat e qeverisë dhe Presidentit rriten me rreth 100 dollarë në muaj. Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi që prej datës 1 Korrik dhe në muajin gusht, pagat e të gjithë zyrtarëve të lartë do të kenë një rritje me 100 dollarë, gati tre herë më e lartë se paratë shtesë që do të marrin mësuesit, infermierët apo mjekët. Pavarësisht këtij fakti, kryeministri Berisha ka deklaruar se që prej 3 vitesh, qeveria e tij ka ulur diferencat në paga midis zyrtarëve të lartë dhe buxhetorëve të tjerë të administratës shtetërore.

Qeveria dorëzohet para FMN-së

Qeveria detyrohet që të zbatojë “detyrat e shtëpisë” të lëna nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në vizitën e fundit që patën në Shqipëri, zyrtarët e FMN-së deklaruam se qeveria duhet të ulë deficitin buxhetor në 5.2 për qind, nga 7.9 për qind që ishte parashikuar në fillim të vitit. Në këtë projekt, parashikohet që “të ulet deficiti buxhetor në nivelin e 5.2 përqindëve, nga 7.9 për qind që ishte në fillim të vitit, përmes uljes me 8 miliardë lekë të borxhit të brendshëm dhe zëvendësimit të tij me të ardhura shtesë. Kjo masë realizohet për të shmangur çdo presion të mundshëm inflacionit”, - sqarohet në projektbuxhetin e miratuar dje nga qeveria.

Limitet e borxhit

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2008, është jo më shumë se 72 000 milionë lekë. Kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga huamarrja, e brendshme dhe e jashtme, për financimin e deficitit buxhetor, është 52 284 milionë lekë, nga i cili, huamarrja e brendshme nuk mund të jetë më e madhe se 24 742 milionë lekë.

Kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga garancitë e shtetit, të lëshuara për palët e treta përfituese, është 5 658 milionë lekë, përfshirë edhe garancitë për fondin e garantimit të kredive të eksportit. Këto të fundit, lëshohen nga komiteti i ngritur për këtë qëllim dhe nuk mund të jenë më shumë se 200 milionë lekë, ndërsa kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga njohja e borxheve të jashtme, të papaguara, është 5 558 milionë lekë.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML