Hene, 06 Tetor 2008 18:07:29

Lexoni versionin Print

Qiratë në rënie, çmimet e banesave në rritje

Që prej më shumë se një viti, në tregun vendës imobiliar çmimi i banesave dhe ai i qerave janë në drejtim të kundërt. Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2008 lëvizja në kahe të kundërta e këtyre çmimeve është theksuar

Julian Llupo
Hene, 14 Korrik 2008 08:07:00

 

Fenomeni është i pranishëm që prej një viti në treg, ndërsa prirja vjen duke u theksuar

Që prej më shumë se një viti, në tregun vendës imobiliar çmimi i banesave dhe ai i qerave janë në drejtim të kundërt. Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2008 lëvizja në kahe të kundërta e këtyre çmimeve është theksuar. Të pyetur nga gazeta, agjencitë imobiliare bëjnë të ditur se këto tregje nuk kanë tashmë një lidhje aq të fortë sa më parë. “Qeratë e banesave nuk ndikohen nga të njëjtat faktorë që ndikojnë çmimin e banesave”, bëjnë të ditur specialistët e imobiliarëve. Gjatë 2 muajve të fundit, sipas po të njëjtave burime ka një rënie edhe në qeratë e dyqaneve dhe të ambienteve tregtare, por një fenomen i tillë është i kushtëzuar në shumicën e rasteve nga zona në të cilën ndodhet objekti.

BSH: Qiratë, 3 vjet në rënie

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në ndryshim me zhvillimet në çmimet e banesave, indeksi i qirasë ka ardhur në rënie, duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2006. “Kjo tregon se qiratë e banesave ndikohen nga faktorë të ndryshëm prej atyre që ndikojnë nivelin e çmimeve. Indeksi i qirasë së banesave, në tremujorin e parë të vitit 2008 ishte pothuajse në të njëjtin nivel me indeksin në tremujorin e parë të vitit 2007 dhe ka rënë me 15.6% në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2007”,- bën të ditur në një nga raportet e saj BSH. Rënia tremujore është më e madhja që nga tremujori i katërt i vitit 2006. Një nga treguesit ekonomikë që përmbledh zhvillimet në tregun e banesave, raporti i indeksit të çmimeve ndaj qirasë, në tremujorin e parë të vitit 2008 është rikthyer afër vlerës së ecurisë afatgjatë. Rritja e numrit të lejeve për banesa të reja, rënia e kërkesës e verifikuar nga rënia e treguesit të blerjeve afatgjata nga konsumatorët, dhe rritja e normës së interesit, pritet të ndikojnë në rritjen me norma më të moderuara të çmimeve të banesave, gjatë vitit 2008.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML