Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:55:16

Lexoni versionin Print

Imobiliaret, investimi më fitimprurës

Investimi i parave në banesa dhe ambiente tregtare mbetet nga më fitimprurësit ndër vitet e fundit. Një investim i tillë ka paraqitur kthime të larta veçanërisht përsa i përket kryeqytetit, por edhe zonave të tjera që kanë një infrastrukturë të ngritur.

Shekulli
Hene, 14 Korrik 2008 08:19:00

 

Investimi i parave në banesa dhe ambiente tregtare mbetet nga më fitimprurësit ndër vitet e fundit. Një investim i tillë ka paraqitur kthime të larta veçanërisht përsa i përket kryeqytetit, por edhe zonave të tjera që kanë një infrastrukturë të ngritur. Gjatë 5 viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare çmimi i një banese minimalisht është dyfishuar. Por nga të dhënat në terren, rritja është edhe më e madhe. Mesatarisht, çmimet e banesave rriten 25 për qind në vit. Gjatë vitit 2007 dhe pjesës së parë të vitit 2008 është vënë re një fenomen që tashmë po konsolidohet në tregun e banesave, kryesisht në kryeqytet. Çmimet e banesave në periferi nuk kanë më rritjen e dikurshme, por kanë ruajtur njëfarë stabiliteti. Ndërsa në pjesët më të kërkuara të Tiranës, trendi i shpejtë i rritjes së çmimeve vazhdon. Kështu, të gjithë ata që kanë blerë një shtëpi 54 vjet më parë, tashmë kanë një pasuri që ka dyfishuar vlerën e saj në treg.

Shifrat

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rritja e çmimeve të banesave, matur nga indeksi i çmimeve të banesave të llogaritur nga ky institucion, ka dhënë shenjat e para të ngadalësimit gjatë muajve të parë të vitit 2008, pas një periudhe trevjeçare me ritme shumë të larta rritjeje. Rritja vjetore e indeksit ka shënuar rënie të theksuar në tremujorin e parë të vitit 2008 (rreth 0.5%) pas një norme vjetore prej rreth 17%, në tremujorin e katërt të vitit 2007. Ndryshimi i këtij indeksi nga tremujori i katërt i vitit të kaluar ishte 14.4%. Kjo normë përbën dhe rënien tremujore më të theksuar që nga fillimi i vitit 1998. Zbutja e ritmit të rritjes të çmimeve të shitjes mund të ketë ardhur si pasojë e rritjes së numrit të lejeve të ndërtimit, e cila nënkupton një rritje të afërt të ofertës së banesave. Zhvillimet në kostot e ndërtimit kanë ndikuar pak në zhvillimet e çmimeve të banesave, pasi indeksi i kushtimit të ndërtimit paraqitet me një rritje konstante rrotull vlerës 2%, që prej tremujorit të katërt të vitit 2004.

Të huajt

Blerjet nga të huajt në vende bregdetare apo edhe në qendra të zhvilluara të kryeqytetit, janë rritur. Gjithnjë edhe më shumë në faqet e internetit shihen oferta për ndërtime në pjesë të ndryshme të vendit. Fenomeni i blerjeve të banesave, ambienteve tregtare, etj., nga të huajt është një fenomen i përjetuar nga fqinjët tanë. Futja në këto tregje e investitorëve të huaj, bëri që çmimet të pësonin një rritje të shpejtë.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML