Premte, 21 Nentor 2008 23:01:02

Lexoni versionin Print

INSTAT: Inflacionin e kemi matur saktë

Instituti i Statistikave hodhi poshtë dje të gjitha pretendimet se të dhënat e publikuara për indeksin e çmimeve të konsumit janë të pavërteta. “Pretendimet për një inflacion 4.9 % në muajin mars dhe 6 % në muajin qershor është më shumë një fantazi sesa një shifër statistikore”, - deklaroi drejtoresha e INSTAT

Shekulli
Marte, 22 Korrik 2008 08:27:00

 

Drejtoresha e Institutit të Statistikave vlerëson si të palogjikshme kritikat për matjen e inflacionit

Instituti i Statistikave hodhi poshtë dje të gjitha pretendimet se të dhënat e publikuara për indeksin e çmimeve të konsumit janë të pavërteta. “Pretendimet për një inflacion 4.9 % në muajin mars dhe 6 % në muajin qershor është më shumë një fantazi sesa një shifër statistikore”, - deklaroi drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, dje. Rezultatet e INSTAT thonë se inflacioni për muajin mars qe 4.6% ndërsa deri në qershor, ra në 4%. Përfaqësues të opozitës deklaruan se të dhënat për inflacionin janë të pavërteta dhe se inflacioni real është më i lartë. Znj.Nurja deklaroi se të dhënat e procesuara nga INSTAT për llogaritjen e inflacionit janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Inflacioni në Shqipëri u ul gjatë tre muajve të fundit në mënyrë konstante me 0.2% në muaj, gjë që konsiderohet si një fenomen i rrallë statistikor. Probabiliteti që çmimet të ulen me të njëjtën masë për tre muaj me radhë, është shumë i vogël. Banka e Shqipërisë deklaroi se rënia e inflacionit mujor në prill, qe më e larta e regjistruar në dy vitet e fundit. Çmimet në Shqipëri u ulën, në një kohë që në të gjitha vendet fqinje tendenca është në rritje.

INSTAT është një institucion i financuar nga Buxheti i Shtetit, nën varësinë e Këshillit të Ministrave. Gjatë viteve të fundit, ka pasur akuza të shpeshta për ndërhyrje të qeverisë në rezultatin e statistikave. Të paktën në një rast, ish-kryeministri Fatos Nano deklaroi nivelin e inflacionit në vend, një ditë më parë sesa ta deklaronte INSTAT.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML