Hene, 06 Tetor 2008 18:15:28

Lexoni versionin Print

Qeveria kalon buxhetin pa votat e opozitës

Kuvendi miratoi pas disa orësh debat, buxhetin suplementar për vitin 2008. Buxheti në vlerë 20 miliardë lekë u miratua me 72 vota pro, 18 kundër dhe 3 abstenim. Në mesditë, Kuvendi nisi votimin nen për nen të projektligjit “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar, propozuar dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Premte, 25 Korrik 2008 08:51:00

 

Opozita: Buxheti elektoral ul investimet dhe varfëron më shumë shqiptarët

Kuvendi miratoi pas disa orësh debat, buxhetin suplementar për vitin 2008. Buxheti në vlerë 20 miliardë lekë u miratua me 72 vota pro, 18 kundër dhe 3 abstenim. Në mesditë, Kuvendi nisi votimin nen për nen të projektligjit “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar, propozuar dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ashtu siç u lajmërua që në komisionet parlamentare, opozita u shpreh kundër projektbuxhetit, për të cilin deklaroi se ai është thjesht një buxhet elektoral. Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij e mbrojti buxhetin në Kuvend dhe e cilësoi atë si dëshminë më të qartë të shembjes së korrupsionit. “Drafti që ne sjellim në Parlament është dëshmia më e ndritur, më e shkëlqyer e shembjes së kolapsit përfundimtar të sistemit të kleptokracisë që ishte instaluar në Shqipëri”,- u shpreh kreu i qeverisë, Berisha. Arben Malaj në emër të grupit parlamentar të PS-së ka theksuar sërish qëndrimin kundër, duke thënë se: “Është buxhet dështimi. Të ardhurat vijnë nga tatimi i konsumit dhe tatimi i pagave, ndërsa të tjerat janë dështim.

Ky buxhet rrit të ardhurat me 14 miliardë lekë, nuk ka asnjë politikë reduktuese të barrës fiskale dhe asnjë ndihmë për të varfrit. Shikoni sa të alarmuar janë të gjitha vendet, përfshi dhe fuqitë e mëdha, për rritjen e çmimeve të naftës dhe ushqimeve, ndërkohë që vendi ynë raporton se nuk e ka ndjerë këtë inflacion”,- tha Malaj. Ndërkohë ministri i Financave, Ridvan Bode, është shprehur se: “Ky buxhet konfirmon politikën tonë se ulja e taksave ndikon në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Nisur nga demagogjia do të thoja se buxheti rikonfirmon rritjen e të ardhurave në terma realë dhe jo vetëm nominalë. Nuk them se ku i gjetëm 1.5 miliardë dollarë që ne i kemi shtesë. Ne mundëm që në harkun e tre viteve, të shtojmë të ardhurat e buxhetit me 4 pikë përqindje mbi PBB-në”,- tha Bode. Buxheti prej 20 miliardë lekësh parashikon që 10 miliardë lekë të shkojnë në Ministrinë e Transporteve dhe Punëve Publike për investime. Po kështu, rreth 2 miliardë lekë do të shkojnë për pushtetin lokal dhe për shpronësimet. Ndërsa pjesa tjetër e buxhetit suplementar, plot 8 miliardë lekë, janë parashikuar për uljen e deficitit.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML