Premte, 29 Gusht 2008 08:33:25

Lexoni versionin Print

Nafta zhytet nën 120 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës ra dje nën 120 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga muaji maj, ndërkohë që edhe çmimet e drithit pësuan rënie të ndjeshme. Në bursën e Nju Jorkut, nafta e Teksasit ra deri në kuotën e 119.5 dollarëve për fuçi dhe e mbylli ditën në kuotën e 120.9 dollarëve.

Gjergj Erebara
Marte, 05 Gusht 2008 09:08:00

Çmimi aktual i bursës korrespondon me çmimin prej 148 lekësh për litër në Shqipëri

Çmimi i naftës ra dje nën 120 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga muaji maj, ndërkohë që edhe çmimet e drithit pësuan rënie të ndjeshme. Në bursën e Nju Jorkut, nafta e Teksasit ra deri në kuotën e 119.5 dollarëve për fuçi dhe e mbylli ditën në kuotën e 120.9 dollarëve. Në krahasim me ditën e premte, nafta ra me 4.2 dollarë. Lajmet për ngadalësimin e aktivitetit industrial në të gjithë botën e zhvilluar, solli valë shitjesh nga tregtarët e naftës virtuale nëpër bursa. Një investitor komentoi se çmimet e naftës janë korrektuar në rënie në 12 raste që nga viti 1999 dhe se rënia është një “pjesë e pashmangshme në tendencën afatgjatë rritëse”. Që kur arritën kulmin, në qershor, çmimi i naftës ka rënë me 20%.

Gjiganti i konsulencës, Merrill Lynch, parashikon tashmë se çmimi mesatar i naftës së Teksasit do të luhatet në 124 dollarë në tremujorin e tretë të këtij viti, për të rënë në rreth 119 dollarë për fuçi në tremujorin e katërt. Analistët vërejtën se gjatë ditëve të fundit, edhe fondet e investimit, të cilat janë akuzuar si shkaktaret e rritjes së çmimeve, kanë mbajtur një pozicion të balancuar, ku gjysma e tyre ka besuar te rritja e çmimeve, dhe gjysma tjetër te rënia e tyre. Në Çikago, në rënie qenë edhe çmimet e drithit.

Në fillim të majit, kur çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar kaloi për herë të parë kuotën e 122 dollarëve për fuçi, në Tiranë, Diezeli shitej me 144 lekë, ndërsa Eurodiezeli shitej për 148 lekë. Në rast se çmimet do të korrektohen, tani duhet të kihet parasysh se nga 1 Korriku, ka patur edhe një rritje taksash prej 1 deri në 2 lekë për litër.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML